Programe të Unionit
Programet e Unionit (më herët të njohura me emrin Programet e Bashkësisë), paraqesin pako të integruar me aktivitete të miratuara ngaBE-ja, me qëllim të avansimit të bashkëpunimit ndërmjet shteteve-anëtare, edhe atë në lëmi të ndryshme të lidhura ngushtë me politikat e Bashkimit Evropian në periudhë disa vjecare.
Çdo politikë e BE-së ka programe adekuate të Bashkësisë Evropiane. Shkaku primar për lançimin e tyre ishte afrimi i politikave dhe aktiviteteve të Bashkimit Evropian drejt qytetarëve evropian, si dhe krijimi i vlerës më të madhe nga BE-ja për orvatjet nacionale të shteteve anëtare në lëmi të caktuara. Për atë shkak në fillim pjesëmarrja e shteteve anëtare në programet ishte e kufizuar. Në këto programe mund të marrin pjesë të gjithë personat juridik, mirëpo në raste të catuara dhe persona fizik (individë) nga shtetet e mbuluara me program.
Kornizat, buxhetet dhe prioritetet e secilit program janë të dakorduara në nivel të Bashkimit Evropian. Gjatë periudhës së parashikuar për realizim, programet janë të financuar nga buxheti i BE-së. Shumën e buxhetit dhe kohëzgjatjen e tij (zakonisht 4-7 vjet) e përcakton Këshilli Evropian. Në përgjithësi, nuk ka kuota kombëtare për programet individuale në drejtim të shpërndarjes së mjeteve. Mjetet shpërndahen sipas nevojës, sipas prioriteteve dhe qëllimeve të parashikuara me projekt.
Programet e BE-së, përfshijnë gati secilën lëmi të jetës socio-ekonomike të qytetarit evropan: arsimin, kulturën, të rinjtë, mediumet, çështjet sociale, zhvillimin e MSP, mjedisin jetësorë, transportin, shëndetin publik, bashkëpunimin juridik, luftën kundër dhunës, kriminalitetin, terorizmin, shoqërinë informative, doganat dhe tatimet etj. Secili program ka web-faqe të veten ku janë të dhëna të gjitha informatat që kanë të bëjnë me qëllimet e tyre, aktivitetet, buxhetin, thirrjet dhe projektet e realizura deri më tani.
Personi per kontakt ne SÇE
Sektori për koordinim me fondet evropiane dhe ndihmën e huaj plotësuese
Njësia për programim të fondeve evropiane
email:
Тelefoni: (02)3200 232