Programe të Unionit
Programi i punësimit dhe solidaritetit social –PROGRES, paraqet zëvendësim të programeve ekzistues të Bashkësisë / Unionit në sferën e punësimit, kyçjes në shoqëri ( socializim ) dhe mbrojtjes së qytetarëve në vend të punës, marrëdhëniet në punë, barabarësia e të punësuarve dhe mosdiskriminimi , që të gjitha së bashku paraqesin barabarësi gjinore dhe si të tilla përfunduan në vitin 2006. Programi në fjalë u hap për organizata që janë aktive ne luftën kundër diskriminimit, që në fakt promovojnë barabarësi gjinore dhe integrim të personave me të meta dhe nevoja të veçanta në shoqërinë ku jetojnë. Me këtë program është parashikuar përkrahje financiare e dedikuar për zhvillimin e dialogut shoqëror, lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe hulumtimeve në segmentin/sferën e sociales.
Institucioni nacional i partneritetit është përgjegjës për implementimin dhe koordinimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me Programin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale.
Me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim të Projektit për mirëkuptim dhe solidaritet social – PROGRES, nga ana e Ministrit për punë dhe politikë sociale Lupço Meshkov dhe Komisarit për punësim, çështje sociale dhe mundësi të barabarta z. Vladimir Shpidla, u eliminuan të gjitha pengesat pjesëmarrje të barabartë të Republikës së Maqedonisë në këtë program.