Negociatat
Procesi i bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian, për Republikën e Maqedonisë, do të thotë, përmbyllje e procesit për afrimin e vendit me Unionin Evropian, do të thotë përvetësim dhe pranim i të arriturave të tija, si dhe aftësim i tërësishëm i institucioneve të R së Maqedonisë për funksionim efektiv sipas modelit të funksionimit ë Institucioneve të Unionit. Bisedimet si një projekt i një game të madhe, që zhvillohet me një dinamikë të shpejtë, kërkon një përgatitje të tërësishme të të gjithë segmenteve të organeve, institucioneve dhe strukturave shtetërore, në dispozicion që të realizojnë një koordinim sa më efektiv që do të çonte drejtë një realizimi më të efektiv dhe të suksesshëm të negociatave para fillimit të të njëjtave.
Vendi kandidat i cili dorëzon kërkesë për anëtarësim, duhet patjetër që në tërësi të pranojë të drejtën dhe ligjet e Unionit Evropian ( acquis communautairë). Një numër i caktuar i akteve juridike, mund të ketë nevojë për mundësimin e lejimit të një periudhe të caktuar kohore, me karakter ‘kalimtar’, ashtu qe të mund të qartësohet edhe më mirë pranimi i tyre. Kjo nënkupton që Republika e Maqedonisë, në tërësi do të angazhohet dhe obligoje veten që të pranojë të drejtën dhe sistemin juridik të Unionit Evropian si dhe datën për fillimin e bisedimeve dhe hyrjen e saj në Union. Këtu duhet pasur para sysh edhe ‘periudhat kalimtare, përgatitore’ që kërkojnë disa nga këto akte, qe në fakt para hyrjes së vendit në Union, do të duhet pa tjetër të arrihet pajtim që duhet të ndodh përgjatë kohës së realizmit të negociatave në fjalë.
Për çdo vend kandidat, themelohet një e ashtuquajtur Konferencë ndërqeveritare ( KNQ-10C), që realizohet nëpërmjet të një vendimi të Këshillit të Unionit Evropian, në të cilën janë të definuara detajet që janë të lidhura me organizimin, vendin e mbajtjes, formimin e sekretariatit, mbulimin e shpenzimeve për takimet e nevojshme si dhe frekuencën dhe nivelin e mbajtjes së të njëjtëve ( takimeve ). Vendi-anëtar i cili udhëheq me Unionin Evropian, është kryetar i KNQ-së, ndërsa Komisioni Evropian, është moderator i procesit.
Konferencat ndërqeveritare ( KNQ ), organizohen dhe mbahen në nivel të kryetarëve të delegacioneve. Është e zakonshme qe vendin–kandidat ta prezantojë një anëtar i Qeverisë së vetë vendit kandidat i cili paraprakisht emërohet për këtë qëllim. Është e pëlqyeshme që për çdo vit të organizohet dhe mbahet nga një konferencë ndërqeveritare. Negociatat më relevante apo parësore, zakonisht zhvillohen në nivel të zëvendësve të kryetarëve të delegacioneve. Nga ana e Unionit Evropian, në këtë lloj takimesh zakonisht marrin pjesë përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anatëarë të Bashkësisë Evropiane, ndërsa nga ana e vendit kandidat- biseduesi /t ose negociatori/ët kryesor/ë është / janë zyrtarë të lartë të vendit kandidat.
Pjesa më e madhe dhe më e vështirë e punës i.e., akordimi gjegjësisht përgatitja e qëndrimeve/pozicioneve të negociatorëve,, realizohet në nivel të grupeve punuese , që në fakt paraqet aktivitete pune ndërmjet grupeve të zgjeruara të punës nga Këshilli i UE dhe grupeve punuese nga vendi-kandidat që përgatitet për bisedime në sfera të caktuara dhe që kanë të bëjnë me hyrjen e vendit në Unionin Evropian.
Bisedimet zhvillohen në disa faza
Skrining-u paraqet operacion formal me karakter teknik që realizohet nga ana e Komisionit Evropian dhe ka për qëllim përgatitjen e mirëfilltë të bisedimeve për anëtarësim që në esencë paraqet prezantim analitik të gjendjes në vendin kandidat që ka të bëjë me sferat e interesit nga e Drejta e Unionit Evropian. Si proces, ai ka për qëllim që në njërën anë të mundësojë që Komisioni dhe vendet anëtarë të vlerësojnë në mënyrë korrektë shkallën e përgatitjes për bisedime të vendeve kandidat, dhe në anën tjetër të njëjtët të jenë të informuar në mënyrë të mirëfilltë për planet e tyre të ardhshme si dhe të firojnë ose marrin drejtime apo të dhëna preliminare lidhur me çështjet ose pyetjet që do të jenë më aktuale gjate negociatave.
Skrining-u zakonisht zgjat një vit dhe i njëjti realizohet në bazë të një orari ose agjende të përgatitur nga ana e Komisionit apo Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim ( Directorat général pour l’enlargement, fr*) në konsultim me drejtori të tjera kompetente. Aktiviteti realizohet në sipas sferave apo kapitujve, ku përjashtim bëjnë kapitujt 34 ‘ Institucionet ‘ dhe kapitulli 35 ‘ ‘Çështje të tjera’, që në fakt janë temë negociatash që i përkasin fazës së fundit të procesit të hyrjes së vendit në Union. Në këtë drejtim, së pari mbahen takime dhe mbledhje që kanë të bëjnë me sqarime, në të cilat përfaqësuesit e Komisionit në mënyrë të detajuar bëjnë prezantimin e të Drejtës Evropiane ndërsa më pas mbahen takime bilaterale me secilin vend / shtet. Më pas Komisioni përgatit raport për Skrinung-un e realizuar të cilin ia prezanton Këshillit. Pas përmbylljes së Skrining-ut të sferave apo kapitujve të caktuar, me rekomandimin e Komisionit, Këshilli vendos për kohen e fillimit të bisedimeve.
Raporti i Skrining-ut përmban katër pjesë:
Pas përmbylljes së Scrining-ut nga ana e konferencës ndërqeveritare, propozuar nga Komisioni Europian, vendoset se cilat kapituj, gjegjësisht sfera do të hapen të parat dhe per cilat do të vëndosen parakushte bisedimesh.
Меtоdologjia e vendosjes së parakushteve të bisedimeve para fillimit të së njëjtave, për së pari herë është përdorur në bisedimet me Kroacinë dhe Turqinë, si mënyrë e shprehjes së përforcimit të politikës së ashtuquajtur të kushtëzimit nga ana e Unionit. Sipas strategjisë për zgjërim të Unionit ( viti 2006 ) parakushtet-rregullat për hyrje në Union, paraqesin “mjet të ri i cili u fut në bisedime si rezultat i mësimeve të mësuara në zgjerimin e pëstë të Unionit. Qëllimi i tyre është që të rritet dhe avancohet kualiteti i bisedimeve, nëpërmjet sigurimit të stimuluesve, ashtu qe vendet kandidat të mund të ndërmarrin reformat të domosdoshme në një fazë më të hershme të procesit. Parakushtet – rregulat e bisedimeve janë të matshme dhe si të tilla janë të lidhura me elementë kyç me kapitullin që ka të bëjë me të drejtën e Unionit Evropian.
Parakushtet/rregullat për përmbylljen e një kapitulli të caktuar të bisedimeve, kanë të bëjnë me masat ligjvënëse të organeve të gjyqësisë apo të administrimit., si dhe me të dhëna për realizimin e të drejtës së Unionit Evropian. Parakushtet që i mbulojnë kapitujt/çështjet nga sfera e ekonomisë, kanë të bëjnë me kriteriumin e ekonomisë funksionale të tregut. Nëse vendi kandidat, ndal së plotësuari parakushtet për hapjen e bisedimeve për ndonjë kapitull të caktuar, për të cilin zhvillohen bisedimet, Komisioni mund të propozojë që të suspendohen bisedimet për kapitullin gjegjës. Nëse vendi kandidat ndalon së përmbushuri parakushtet e bisedimeve për kapitull i cili është i përmbyllur në mënyrë preliminare, Komisioni mund të propozojë që bisedimet për atë kapitull të hapen përsëri. Në situata të këtilla, është i mundshëm edhe azhurnimi i parakushteve të caktuara, që behët me qëllim të inkorporimit të elementëve të ri nga e Drejta e Unionit Evropian.
Pas marrjes së vendimit për hapjen e bisedimeve sipas kapitujve, vendi kandidat përgatit qëndrim negociues për kapitujt e caktuar, të cilin e dorëzon në Bruksel.
Komisioni Evropian, në mënyrë të detajuar e analizon qëndrimin e marr lidhur me bisedimet dhe më pas pregadit draftin/planin e tij të bisedimeve, të cilin ua dorrëzon vendeve kandidat në Bruksel. Më pas vendet anëtare, vendosin për qëndrim të përbashkët të Unionit Evropian, të cilin ia dorëzojnë .vendit kandidat, me ç’rast më pas fillojnë bisedimet.
Një planifikim i këtillë i metodologjisë së bisedimeve, provon që vendi kandidat në fakt negocion me të gjitha vendet anëtarë, ndërsa Komisioni Europian paraqitet në funksion të ndërmjetësuesit që përfaqëson vendin kandidat, në masën deri në të cilën këtë e lejon e Drejta e Unionit Europian si dhe lojaliteti i institucioneve në Unionit në fjalë.
Qëndrimet negociuese, paraqesin dokumete zyrtare të cilat regjistrohen dhe prezervohen në Sekretariatin e MVK-së. Ato flasin për përputhshmërinë me ligjvënien/legjislativën nacionale me atë të Unionit Evropian, lidhur me kapituj të caktuar të bisedimeve në një moment të caktuar të avancimit të tyre dhe si të tilla në vete përmbajnë obligimin për pajtim apo respektim absolut të datë së hyrjes së vendit kandidat në Union. Në rast se nuk është e mundur të arrihet pajtim lidhur me një kapitull të caktuar deri në afatin e caktuar për hyrje ne Union, atëherë kërkohen periudha lehtësuese ose në raste te caktuara bëhen edhe përjashtime apo sic njihet ne terminologjinë e UE, derogacione apo ndalim të bisedimeve. Periudhat kalimtare ( lehtësuese) në fakt paraqesin leje që i jepet vendit kandidat që ky të respektoje dhe praktikojë një akt të caktuar të UE-së, në territorin e tij, edhe atë pas një numri të caktuar vitesh të hyrjes në Union. Ky mekanizëm, zakonisht lejohet për sektorë të caktuar, në numër të caktuar dhe në kohë të caktuar. Sa për ilustrim, i njëjti nuk është i realizuaeshëm rrethana të funksionimit të tregut të brendshëm.
Ç’kyçjet apo ndërprerja e bisedimeve me leje me afat të pacaktuar apo të caktuar, lëshuar vendit anëtar apo vendit kandidat nga ana e Unioni Europian, bëhen me qëllim të përdorimit apo respektimit të akteve të caktuar të Unionit, ashtu që të mundësohet respektimi sa më efikas i tyre nga të gjithë shtetet e involvuar në proces. Sa u përket ndërprerjeve apo derogacioneve afatgjate, në këtë drejtim Unioni në historinë e tij të funksionimit nuk njeh përdorimin e tyre, duke e shenduar këtë opsion praktikisht si të mbyllur për zgjerimet e Unionit që pasojnë. Ndalimet e përkohshme të bisedimeve, janë të mundshme, por në praktikën e punimeve të Unionit, përdorimi i tyre disi është shenduar në joefektiv dhe i pamundshëm për t’u realizuar. Ndalimet e përkohshme sipas rezultateve që arrihen paraqesin mjete me efekt të njëjtë si ai i të ashtuquajturave periudha kohore kalimtare për lehtësimin e bisedimeve.
Bisedimet lidhur me një kapitull të caktuar, duhet të përfundojnë në kohë dhe të rezultojnë me hartimin e një pozicioni të përbashkët vendeve anëtare. Marrëveshjet e arritura për kapituj të caktuar nuk mund të merren si përfundimtare deri në momentin kur të arrihet marrëveshje e plotë lidhur me të gjithë kapitujt që në fakt realizohet në bazë të parimit:” asgjë nuk është përfunduar përderisa gjithçka nuk ka mbaruar”. Në praktikë kjo nënkupton që mund të ndodh që të ketë rihapje të ndonjë kapitulli të caktuar, nëse i njëjti nuk është përmbyllur ashtu siç është parashikuar paraprakisht.
Ekzistojnë raste kur Komisioni ( sipas kërkesës së tij apo të kërkesës së 1/3 të vendeve anëtare ) të kërkojë suspendim të bisedimeve në raste kur nuk janë plotësuar obligimet dhe detyrat e parashtruara të procesit të negociatave. ( Për Republikën e Maqedonisë, këto janë obligimet që dalin nga Partneriteti Evropian dhe ai i SSA-së).
Pas përmbylljes së bisedimeve, nënshkruhet dokumenti i Marrëveshjes për hyrje ne Union, i cili si i tillë është subjekt diskutimi dhe pajtimi nga Parlamentit Evropian, që më vonë të dërgohet për ratifikim nga ana e vendeve anëtare dhe vendit kandidat, që në fakt si proces zhvillohet në përputhshmëri me rregulloret dhe ligjet e Kushtetutës së vendeve të involvuara.