Programe të Unionit
Programi i kornizës për konkurencë dhe inovacion – CIP, paraqet përpjekje për krijimin e një kornize te vetme për përkrahje të konkurrencës,prodhimit cilësor, kreativitetit / inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Programi në fjalë në vete ngërthen tri nën-programe:
Institucioni nacional i partneritetit, është përgjegjës për implementimin dhe koordinimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me Programin e Ministrisë së ekonomisë. Ajo që është karakteristike për pjesëmarrje në këtë program është që për pjesëmarrje në të është i nevojshëm nënshkrim i një Memorandumi për mirëkuptim për secilin program veçmas.
Me datë 18 tetor 2007, në Bruksel u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim për nën- programin e parë (Programin – kornizë për ndërmarrësi dhe inovacion), që u realizua ndërmjet ministrit për ekonomi z-njës Vera Rafajllovska dhe zëvendës kryetari i Komisionit Evropian z. Gynter Verhojgen, me ç’rast u eliminuan të gjitha pengesat për pjesëmarrje të plotë të Republikës së Maqedonisë në këtë nen-program.