Ministër për Çështje Evropiane
Ministër për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian
Biografia:
Orhan Murtezani është i lindur më 7 qershor të vitit 1984.
Studimet deridiplomike i ka kryer në Universitetin ‘’Shën Qirili dhe Metodi’’ në Shkup në Departamentin për Menaxhment pranë Fakultetit Ekonomik.
Studimet pasdiplomike i ka vazhduar në Turqi në Universitetin “Marmara’’ në Drejtimin Menaxhim dhe Organizim.
Aktualisht është magjistrant në Institutin për Studime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup në Drejtimin Zhvillim Shoqëror.
Në kohën kur kontinenti evropian u mbyrthye nga kriza energjetike me sukses të lartë drejtoi Sh.A. Mepso si Drejtor i Përgjithshëm dhe Kyretar i Bordit Drejtues.
Gjithashtu ka kryer edhe funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm edhe në Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport.
Gjatë viteve 2015-2017 ka qenë Drejtor i Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim.
Në opionionin e gjerë njihet si zëdhënës shumëvjeçarë i Alternativës dhe si Sekretar për Marrëdhënie me opinionin, funksione të cilat i ushtron edhe tani.