Qëllimet kryesore të programit “ Të rinjtë në aksion” janë si vijon:
- Promovim i shtetësisë aktive dhe shtetësisë evropiane tek të rinjtë,
- Zhvillimi dhe ngritja e ndjenjës së solidaritetit ndërmjet të rinjve me qëllim të përforcimit të kohezionit social në Unionin Evropian,
- Përparim dhe ngritje të mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet të rinjve, ,
- Kontribut drejtë zhvillimit të sistemeve kualitative për përkrahje të aktiviteteve të të rinjve si dhe përforcim të aftësive dhe shkathtësive të asociacioneve të qytetarëve që veprojnë dhe punojnë me të rinjtë,
- Promovim i bashkëpunimit evropian në politikat që kanë të bëjnë me të rinjtë.
Aktivitetet e parashikuara për realizimin e Programit në fjalë, janë si vijon:
- Të rinjtë për Europën (Youth for Europe)
- Shërbimet vullnetare europiane (European voluntary service)
- Të rinjtë e globit / botës (Youth of the ëorld)
- Punëtorë të rinjë dhe sistemet e përkrahjes së punës së tyre (Youth ëorkers and support systems)
- Përkrahje e politikës së bashkëpunimit (Support for policy cooperation)
Për implementimin e mirëfilltë të Programit është e nevojshme ndërmarrja e hapave qe vijojnë:
- Ndërmarrje e masave të domosdoshme me të cilat do të sigurohet zhvillim dhe realizim i lirë i Programit, në nivel nacional/ shtetëror, si dhe sigurimi i pjesëmarrjes së palëve të interesuara, gjithmonë në përputhshmëri me praktikën nacionale/ shtetërore.
- Formimi i Agjencionit nacional/shtetëror, si institucion i domosdoshëm si parakusht për zhvillim dhe implementim të mirëfilltë të Programit nacional/shtetëror në nivel nacional ( është parashikuar që ky program të implementohet me ndihmën dhe përkrahjen e Agjencionit për arsim).
Institucioni nacional/shtetëror i partneritetit është përgjegjës për implementimin dhe koordinimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me Programin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.