Ligji mbi qasjen e lirë tek informatat me karakter publik, është miratuar në janar te vitit 2006. Kjo i mundësoi Republikës së Maqedonisë të hyjë në rrethin e 75 shteteve të cilët parashikojnë ligje që garantojnë të drejtën për qasje tek informatat me karakter publik. Ligji është ne përputhje me nenin 16 te Kushtetutës se Republikës se Maqedonisë me të cilën garantohet qasja e lirë tek informatat dhe liria e marrjes dhe e lëshimit të tyre.
Në pajtim me nenin 8 të Ligjit mbi qasje te lirë tek informatat me karakter publik, Sekretariati për çështje evropiane, në cilësi të; ndërmjetësuesit /ve dhe përkrahësit/ve, për realizimin e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, emëron personat ne vijim: |
Ivan Donev
Sekretarijati për Çështje Evropiane Kej Dimitar Vlahov Nr.4 1000 Shkup
mob:+389 70 409 498
ivan.donev@sep.gov.mk |
Enis Zeqiri
Sekretarijati për Çështje Evropiane Kej Dimitar Vlahov Nr.4 1000 Shkup
mob:+389 70 234 953;
enis.zeqiri@sep.gov.mk |
Електронско барање за пристап до информации од јавен карактер
Komisioni për mbrojtjen e së drejtës për qasje tek informatat me karakter publik:
www.sinf.gov.mk
www.komspi.mk
Sekretariati për çështje evropiane disponon me informata të karakterit publik si vijon:
Baza e së dhënave
Publikime
Dokumente
Procedura për realizimin e së drejtës
- Mënyrat e dorëzimit – gojore, me shkrim ose në formë elektronike.
- Forma e marrjes së informacionit : shqyrtim, (kopje), fotokopje ose regjistrim elektronik.
Obligimet e personave që posedojnë informata:
- Lista e informatave – poseduesit e informatave janë të obliguar që rregullisht ta udhëheqin dhe azhurnojnë listën e informatave që e posedojnë dhe t’i shpallin ato në mënyrën më të kapshme për publikun.
- Ndërmjetësim me informatat – në nenin 10 janë përfshirë të gjitha informatat për të cilat disponuesi i tyre duhet ta informojë publikun.
- Në këtë pjesë janë të përfshira edhe ato aspekte teknike që kanë të bëjnë me obligimin e disponuesve të informatave me karakter publik të sigurojnë hapësirë të nevojshme për shqyrtim nga personat përgjegjës.
- Personat zyrtarë janë të detyruar për ofrimin e ndihmës gjatë kërkimit të informatave.
Personi zyrtar për ndërmjetësim me bazën e informatave
- Secili posedues i informatave përcakton një apo më shumë persona zyrtarë për ndërmjetësim gjatë realizimit të së drejtës për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.
- Poseduesi i informatave është i obliguar që ta informojë publikun për personin zyrtar i cili ndërmjetëson me informata.
- Personi zyrtar për ndërmjetësim me informata, bashkëpunon me kërkuesin, ia jep atij/asaj, informatat e nevojshme dhe e ndihmon dhe përkrah ete lidhur me kuantitetin dhe cilësinë e tyre mbajtjen e evidencës për pranimin e kërkesave për informatat si dhe ruajtjen apo lëshimin e tyre sipas nevojës.
- Gjatë realizimit të së drejtës për qasje të lirë tek informatat, me shumë posedues të tyre bashkërisht mund të përcaktojnë një apo më shumë persona zyrtarë për ndërmjetësim.
Definicione