Programe të Unionit
Parashikuar me Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim, që ka të bëjë me Programin e shtatë të Kornizës për hulumtim (2007–2013), nënshkruar me datë 13 qershor 2007 nga ana e ministrit për arsim dhe shkencë Sulejman Rushiti dhe Komisari Europian për shkence dhe hulumtim Janez Potoçnik, Republika e Maqedonisë fitoi mundëisnë për pjesëmarrje të plotë në Programin e shtatë të kornizës për hulumtim të Unionit Europian.
Programi i shtatë i kornizës për hulumtim, vëndos instrument finansiar themelor i ofruar nga Komisioni Europian, për përkrahjen e hulumtimit dhe zhvillimit teknik. Kjo paraqet njërën ndër iniciativat themelore dhe me të rëndesishmë që është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me agjendën e Lisabonit, që ka për qëllim që Unioni Europian të bëhet ekonomi më dinamike dhe më konkurente në botë, e cila para së gjithash do të bazohet në dituri dhe aftësi të potencialit njerëzor. Ky program, disponon me buxhet prej 50.5 mimiardë Euro-sh, të cilat duhet të përdoren për afat kohor parashikuar nga programi në fjalë nga viti 2007-2013. Objektivat themelore të programit janë të klasifikuara në katër kategori, edhe atë; bashkëpunim, ide, njerëz dhe kapacitete. Për secilin grup të qëllimeve, janë akorduar programe specifike që në fakt janë pë përputhshmëri me fushat kryesore në të cilat fokusohet politika e hulumtimt i Unionit Europian. Programi në fjalë mbulon nëntë sfera të ndryshme. Për secilën nga sferat e përmendura, është parashikuar nominim i përdonave zyrtar për kontakt me shtetet e involvuara në to. Fushat e mbuluara me këtë program janë:
1. Shëndetësia
2. Ushqimi, bujqлsia dhe bioteknologjia
3. Teknologjite e Komunikimit dhe Informimit dhe Komunikative
4. Nano-shkenca, Nano-teknologjia, materiale dhe teknologji të reja të prodhimit
5. Energjetika
6. Ndryshimet në ambientin jetësor dhe kushtet klimaterike
7. Transporti dhe aeronautika
8. Shkencat socio-ekonomike dhe humanitare
9. Gjithësia ( kozmosi ) dhe siguria
Përveç këtyre sferave të bashkëpunimit, dy të tjera me karakter plotësues, janë të mbuluara me programin Euro-atom;
1. Hulumtimi i fuzionimit ( bashkimit ) të energjisл
2. Fisioni nuklear ( shkëputja ) dhe mbrojtja nga radiacioni
Institucioni nacional i partneritetit, përgjegjës për implementimin dhe koordinimin e këtyre aktiviteteve programore, është Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë. Në funksion të pjesëmarrjes aktive dhe realizimit të suksesshëm të projekteve të parashikuara me këtë term kohor, Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë ka emëruar Koordinator Nacional për programet në fjalë. Janë emëruar gjithashtu edhe persona zyrtarë në nivel shtetëror që shërbejnë si persona për kontakt, për të gjitha sferat dhe programet qe i përfshin ky Program i Unionit Evropian. Roli i zyrtarëve nacional/ shtetëror për kontakt, është që këto të fundit me njohuritë dhe aftësitë e tyre, t’i ndihmojnë dhe ofrojnë përkrahje teknike dhe shërbime të tjera subjekteve që janë të interesuar të kyçen në projekte, me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të tyre.
Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë dhe e hulumtuesve nga Maqedonia, si dhe e instituteve, kompanive etj., është e bazuar para së gjithash mbi parimet e konkurrencës. Mjetet për financimin e projekteve mund të thithen dhe fitohen në bazë të kriterit themelor, pra atij të cilësisë së projektit që ofrohet. Me kyçjen e vendit në këtë mega program, për herë të parë hulumtuesve nga Maqedonia u jepet mundësi të bëhen bartës dhe koordinator të projekteve, që në fakt paraqet një mundësi të mirë për barazimin e tyre me partnerët evropian.