Lajme
13.1.2025 11:28
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, për vizitë pune dyditore qëndron në Ankara të Turqisë. Në kuadër të vizitës, Ministri u takua me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Drejtorin për Çështjet Evropiane, Mehmet Kemal Boaza.
Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e partneritetit me Turqinë si mike dhe mbështetëse e kahershme e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saja euro-integruese. Së bashku u konkludua se thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi rajonal janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet partnere dhe realizimin e qëllimit të saj strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.