Lajme
10.1.2025 03:30
Sot, Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtazani, zhvilloi takim me Ambasadorin e Sllovakisë, Henrih Markush. Takimi u zhvillua në atmosferë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve.
Nga ana e Ambasadorit Markush u theksua mbështetja e Sllovakisë për aspiratat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe interesi për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve. Ambasadori, gjithashtu theksoi se, Sllovakia ka një potencial të madh për bashkëpunim zhvillimorë dhe mbështetje për vendet në zhvillim dhe shprehu besimin se ka potencial të mirë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në këtë drejtim.
Pasi që Maqedonia e Veriut është një nga rajonet partnere të SlovakAid, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo krijon mundësi për një bashkëpunim më të thellë dhe të zgjeruar në nivel rajonal.
Në takim, poashtu u shqyrtuan mundësitë për një bashkëpunim më të intensifikuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë.