Lajme
22.4.2013 12:13
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë SH.T. Ylber Hysa.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe u diskutua për masat e ndërmarra dhe aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, veqanërisht për aktivitet lidhur me Dialogun për Qasje në Nivel të Lartë si dhe promovimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.
Republika e Maqedonisë vazhdimisht përpiqet për bashkëpunim të mirë dhe dialog të vazhdueshëm mbi një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë me Republikën e Kosovës, andaj janë nënshkruar disa dokumente bilaterale, sic janë Marrëveshja për konfirmimin e periudhave të sigurimit pensional, Marrëveshja per bashkëpunim ndër-kufitar per vitin 2011 si dhe Memorandumi për bashkëpunim në fushën e kulturës.
Zëvendës Kryeministri Besimi përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, dhe theksoi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në promovimin e perspektivës euro-atlantike të të gjitha vendeve në rajon. Gjithashtu Besimi shprehu shpresë se kjo qasje mund të përdoret si një shembull pozitiv për vendet e tjera të rajonit për të zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.
Bashkëbiseduesit shprehën rëndësinë e përparimit të të dy vendeve në procesin e eurpointegrues dhe me qëllim të përmirësimit dhe promovimit të mëtutjeshëm të të njëjtit shprehën gatishmëri për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e eurointegrimit. Njëkoheshisht, zëvendës Kryeministri Besimi shprehu gatishmërin që përvoja e deritanishme e institucioneve të RM në këtë proces të përcillet dhe shkëmbehet institucionet e Kosovës.