Lajme
11.4.2025 12:00
Video inserte nga takimi: https://we.tl/t-WQD09rpj6L
Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtazani, sot ishte nikoqir i homologut të tij hungarez, Ministrit për Çështje Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, i cili po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.
Në kuadër të vizitës, Ministrat mbajtën takim tete-a-tete, pas së cilës pasoi seancë plenare e delegacioneve, në të cilën u diskutua për çështjet kyçe të lidhura me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në kontekst të BE-së.
Ministrat riafirmuan përcaktimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, veçanërisht në fushën e mbështetjes në procesin aderues drejtë Bashkimit Evropian. "Hungaria, si mbështetës i dëshmuar i aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut, edhe njëherë e konfirmoi përgatitjen e saj për të ndarë ekperiencën dhe ekpertizën në procesin eurointegrues."
Murtazani dhe Boka nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim mes Ministrive për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, i cili vendos themele për bashkëpunim afatgjatë institucional, shkëmbim të eksperiencave, mbështetje administrative dhe koordinim në drejtim të harmonizimit me legjislacionin evropian dhe shfrytëzimin efektiv të fondeve evropiane.
Në konferencës së përbashkët për shtyp, Ministri Murtazani u shpreh se: "Kjo vizitë kthyese nuk është vetëm një ngjarje tjetër në kalendarin dinamik të marrëdhënieve tona bilaterale, ajo ofron në vehte mesazh të fuqishëm." Mesazh se partneritetet ndërtohen përmes konsekuencës, mirëbesimit dhe vizionit të përbashkët. Maqedonia e Veriut dhe Hungaria janë të lidhura me lidhje të thella miqësore, ndërsa bashkëpunimi bilateral po merr dinamikë edhe më të fuqishme. Hungaria kohë më parë gëzon mirënjohjen tonë për mbështetje të zëshme për rrugën tonë eurointegruese.
Në kontekst të Memorandumit për bashkëpunim, Murtazani potencoi: "Bashkëpunimit tonë të afërtë i japim dimension institucional dhe kornizë të qëndrueshme. Ky dokument nuk përaqet vetëm mjet administrativ të formalizuar, por është shprehje e përkushtimit tonë reciprok për thellimin e partneritetit përmes shkëmbimit të njohurive, eksperiencave dhe përpjekjeve të përbashkëta ndaj përmbushjes së standardeve evropiane."
Më poshtë fjalimi i plotë i MÇE Murtezani nga konferenca e sotme për shtyp:
Të nderuar përfaqësues të mediave, i nderuar ministër Boka, të nderuar miq,
Kam kënaqësi të veçantë të jem nikoqir i kolegut tim, Ministrit për Çështje të BE-së të Hungarisë, Janosh Boka, pas takimit tonë konstruktiv në Budapest shtatorin e kaluar. Kjo ri-vizitë nuk është vetëm një ngjarje tjetër në kalendarin dinamik të marrëdhënieve tona bilaterale, ajo në vete ngërthen mesazh të fuqishëm. Mesazh se partneritetet ndërtohen përmes parimësisë, besimit dhe vizionit të përbashkët.
Maqedonia e Veriut dhe Hungaria janë të lidhura me marrëdhënie të thella miqësore ndërkaq bashkëpunimi bilateral po merr dinamikë ende më të fuqishme. Hungaria që moti ka mirënjohjen tonë për mbështetjen e zëshme në rrugën tonë euro integruese. Jashtëzakonisht vlerësojmë rolin e saj si Kryesues me Këshillin e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se pikërisht gjatë kohës së Kryesimit të Hungarisë me Këshillin e BE-së vitin e kaluar, çështja e zgjerimit të Unionit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor u vendos lartë në prioritetet e kryesimit, po edhe në agjendën evropiane.
Ministër Boka, i nderuari Janosh
Mbështetja juaj e vazhdueshme, e zëshme dhe parimore për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në Union është shembull i vërtetë i miqësisë në praktikë. Hungaria dëshmon se kur një shtet anëtar i BE-së beson në politikën e zgjerimit, ai jo vetëm që flet, por edhe vepron. Sot ne jemi dëshmitarë të atij përkushtimi. Kurora e bisedimeve të sotme është nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim, e cila është kornizë e fuqishme afatgjatë dhe partneritet i strukturuar në sferën e integrimit evropian.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi mes Ministrive tona për Çështjet Evropiane, bashkëpunimit tonë tashmë të ngushtë i japim dimension institucional dhe kornizë të qëndrueshme. Ky dokument nuk paraqet vetëm mjet administrativ formal, por është shprehje e përkushtimit tonë të ndërsjellë për thellimin e partneritetit përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe përpjekjeve të përbashkëta drejt përmbushjes së standardeve evropiane. Është konfirmim konkret se jemi të gatshëm të mësojmë nga njëri-tjetri, por edhe se së bashku do të ballafaqohemi me ndërlikueshmërinë e procesit të aderimit: nga sfidat teknike të harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian, deri te strategjitë për përdorimin efektiv të fondeve evropiane, të cilat janë thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe institucional.
Me nënshkrimet tona sot, shprehëm gatishmëri që Hungaria të ndajë përvojën e saj të vlefshme nga periudha e negociatave të saja për aderim. Ai përfshin mbikëqyrje të modeleve administrative, harmonizim ligjor, mekanizma për koordinim mes institucioneve, si dhe shembuj efektiv të politikës integruese evropiane në praktikë. Nga ana jonë, si Qeveri që tanimë ka krijuar struktura për koordinim me atë proces dhe me përkushtim po punon për hapjen e klastereve dhe kapitujve nga procesi i negociatave, do ta përdorim këtë partneritet si shtytje shtesë për të përshpejtuar ritmin e integrimit tonë.
Ky nuk është vetëm bashkëpunim teknik, ky në fakt është investim në të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë. Me këtë hap, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria edhe një herë tregojnë se Evropa nuk është vetëm gjeografi apo burokraci, por qëllim i përbashkët, vlera të përbashkëta dhe besim i përbashkët se politika e zgjerimit është një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike të Bashkimit Evropian, i cili atraksionin e tij dhe fuqinë transformuese e merr pikërisht nga unifikimi - si koncept thelbësor evropian të solidaritetit, mbështetjes së ndërsjellë dhe vizionit për kontinentin i cili nuk ndërtohet në ndarje, por mbi lidhshmëri, vlera dhe të ardhme të përbashkët.
Ministër Boka, ju falënderoj në emrin tim dhe në emër të Qeverisë që edhe këtë herë jeni me ne; jo vetëm fizikisht këtu në Shkup, por edhe në procesin, në vizionin dhe në mbështetjen e përpjekjeve tona për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së dhe për ta bërë këtë proces më efikas, më konkret dhe me rezultate të dukshme, për qytetarët tanë, të cilët padyshim i përkasin familjes evropiane.