Lajme
27.3.2025 01:00
Në organizim të Ministrisë për Çështje Evropiane, sot u mbajt punëtori me temë: '’Komunikimi strategjik dhe vizibiliteti i reformave të mbështetura nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut’', organizuar në kuadër të Projektit ‘'Mbështetje për reforma të politikave, aderimin dhe еfikasitetin (SUPRAE)’', i financuar nga Bashkimi Evropian. Punëtoria i kushtohej Platformës për komunikim strategjik në kontekst të Agjendës reformuese 2024–2027 dhe Planit për komunikim dhe vizibilitetit (PKV) të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës reformuese 2024 - 2027 të Maqedonisë së Veriut.
Në seancën përfundimtare u adresua edhe MÇE Murtazani, i cili iu falënderua pjesëmarrësve për përkushtimin dhe përfshirjen e tyre aktive. Ai theksoi rëndësinë e komunikimit efektiv si mjet kyç në procesin e integrimit evropian dhe theksoi se Instrumenti i ri për reforma dhe rritje, si pjesë e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, paraqet mundësi të rëndësishme për avancimin e standardit jetësorë dhe hapjen e perspektivave të reja për qytetarët.
‘’Përgjegjësia jonë si institucione është që, përmes aktiviteteve komunikuese të qarta dhe kreative, t'i përafrojmë përfitimet nga reformat deri te qytetarët. Duhet të tregojmë se reformat nënkuptojnë hapjen e vendeve të reja të punës, standard më të mirë jetese dhe më shumë mundësi, veçanërisht për të rinjtë. Pikërisht për këtë arsye, kjo punëtori është hap i rëndësishëm në përforcimin e koordinimit institucional. Suksesi i komunikimit tonë varet pikërisht nga koordinimi i mirë ndërmjet të gjitha institucioneve, mediave, shoqërisë qytetare dhe publikut", theksoi në adresimin e tij ministri Murtazani, duke paralajmëruar se aktivitetet e këtilla për përforcimin e kapaciteteve planifikohen që të intensifikohen në periudhën e ardhshme’’.
Kjo punëtori paraqet hap të rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të kornizës së qëndrueshme efektive komunikuese për vizibilitet të reformave të mbështetura nga BE-ja në vend, si dhe shtytje për bashkëpunim të mëtejshëm institucional dhe mbështetje publike për procesin e integrimit evropian, ndërsa morrën pjesë edhe përfaqësuesit nga të gjitha ministritë relevante institucionet publike të cilët do të jenë drejtpërdrejt të përfshirë në realizimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese 2024 - 2027 të Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrësve iu prezantua edhe Plani për Komunikim dhe vizibilitet të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda reformuese 2024 - 2027 e Maqedonisë së Veriut, dokument strategjik i cili gjithashtu është zhvilluar në kuadër të projektit '’SUPRAE’' - nënkomponenta për '’Komunikim për politikat e vendit, aderimin në BE dhe ndihmën nga BE-ja’’, në drejtim të sigurimit të aktiviteteve efektive dhe koherente të komunikimit të cilat janë të harmonizuara me mekanizmat financiare të BE-së, njëkohësisht duke integruar sisteme për monitorim, evaluim dhe azhurim.