Lajme
16.3.2022 01:11
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, mbajtën koordinim onlajn me grupet e punës Sektoriale, në prezencë të komunitetit të donatorëve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë këtyre sektoreve që kanë për qëllim krijimin e vendeve shtesë të punës, investime të reja në arsim dhe shkencë dhe mobilizimin e të gjitha palëve relevante si një parakusht për standarde të mira sociale për gjithë shoqërinë dhe krijimin e punëtorëve cilësor që mund t’ju përgjigjen nevojave të tregut dhe punës.
-Qëllimet e politikës arsimore dhe sociale, si dhe punësimi në Maqedoninë e Veriut janë mirë të harmonizuara në shtyllën e BE-së për të drejtat sociale dhe politikën e BE-së për të drejtat themelore dhe Strategjisë gjinore. Kjo tregon përkushtimin tonë të vazhdojmë të investojmë për ti ulur zbrazëtirat, e gjithë kjo në përputhje me standardet e BE-së, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri në takim informoi se sërish përfshihen Romët në këtë grup punues sektorial, duke besuar se me këtë do të sigurojmë mjedis më të mirë për diskutim për politikat e gjithëpërfshirjes sociale, kurse potencoi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave civile në mbledhjet e Grupeve sektoriale të punës për të siguruar informacione në teren sa më shpejtë dhe zbatim më efikas të prioriteteve.
Mariçiq prezantoi qasjen e re për punën e të gjitha grupeve të punës sektoriale, si një mekanizëm i rëndësishëm për koordinim transparent dhe gjithëpërfshirës të politikës sektoriale dhe planifikim të ndihmës donatore, përfshirë këtu edhe IPA-n, duke theksuar se Sekretariati për Çështje Evropiane vazhdimisht do të informojë për diskutimet dhe aktivitetet e grupeve sektoriale të punës.
-Vendosëm ta zbatojmë këtë ndryshim me qëllim të avancimit të dialogut politik përmes qasjes gjithëpërfshirëse dhe transparente në politikat sektoriale, ndërkaq fokusin e takimeve e vendosim në prezantimin e diskutimin e prioriteteve strategjike sektoriale dhe mënyra me të cilën mund të fitohet ndihma donatore për implementimin e prioriteteve Nacionale, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi se është aktivizuar procesi i programimit të IPA 2023-2024 dhe ftoi koordinuesit të IPA-s të fillojnë me organizimin e mbledhjeve në nivel teknik me përfshirje të donatorëve dhe organizatave civile.