Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i Ministrit Murtazani me Ambasadorin e Sllovakisë, Markush

Takimi i Ministrit Murtazani me Ambasadorin e Sllovakisë, Markush

Sot, Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtazani, zhvilloi  takim me Ambasadorin e Sllovakisë, Henrih Markush. Takimi u zhvillua në atmosferë  bashkëpunimi të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve.

Temë kryesore e bisedimeve ishte procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ku u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale dhe perspektivat e vendit në këtë kontekst. Ministri Murtazani theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave që janë me rëndësi thelbësore për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Nga ana e Ambasadorit Markush u theksua mbështetja e Sllovakisë për aspiratat  eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe interesi për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve. Ambasadori, gjithashtu theksoi se, Sllovakia ka një potencial të madh për bashkëpunim zhvillimorë dhe mbështetje për vendet në zhvillim dhe shprehu besimin se ka potencial të mirë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në këtë drejtim.

Pasi që Maqedonia e Veriut është një nga rajonet partnere të SlovakAid, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo krijon mundësi për një bashkëpunim më të thellë dhe të zgjeruar në nivel rajonal.

Në takim, poashtu u shqyrtuan mundësitë për një bashkëpunim më të intensifikuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë.

Accessibility Menu