Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretar Shtetëror

Arlinda Gjakova

Arlinda Gjakova

Sekretar shtetëror në Ministria e çështjeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Prof. Arlinda Gjakova u lind më 30.07.1972 në Shkup ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm.

Diplomoi në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë Universitetit të Tetovës, magjistroi në Universitetin e Parë Privat FON në drejtimin “Shkenca Politike, Politika Ndërkombëtare Evropiane dhe Diplomaci“ dhe titullin doktor shkence e fitoi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në drejtimin e Shkencave Politike në Shkup. 

 
Përvojë pune
Nga v. 2021 punon si Këshilltare në Ministrinë për Transformim Digjital.
Në periudhën 2021-2023 ishte Drejtore për Marketing dhe Shitje në Postën e Maqedonisë së Veriut.
Nga v. 2017-2021 ishte Profesore e Asocuar në Kolegjin AAB në Prishtinë si dhe në periudhën 2015-2019 punoi si Profesore e Asocuar në Universitetin e Parë Privat FON në Shkup.
Nga viti 2010-2021 ishte Këshilltare në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Për një periudhë dhjetëvjeçare ka punuar si arsimtare e gjuhës angleze në shkollën fillore në Shkup. 
 
Publikime
Prof.asoc.Arlinda Gjakova është autore e shumë punimeve profesionale dhe shkencore të botuara në revista ndërkombëtare dhe vendore:
 

Ø 2019/06 “Për nevojën e ndërtimit të sistemeve evropiane të drejtësisë administrative në vendet e Evropës Juglindore” – Libër shkencor ndërkombëtar CENTRUM 11.

Ø 2018/12 “Rugëtimi i Republikës së Maqedonisë drejt arritjes së qëllimit për anëtarësim në NATO dhe BE” - Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 31.

Ø 2018/11 “Rregullimi i çështjeve administrative si mjet kryesor në mbarëvajtjen e procesit shtetëror të Kosovës” – Shoqata Ndërkombëtare për Inxhinjerët dhe Hulumtuesit ISER.

Ø 2018/12 “Për nevojat e ndërtimit të sistemeve evropiane të drejtësisë administrative në vendet e Evropës Juglindore” – Kongresi Ndërkombëtar për Studimet Politike, Ekonomike dhe Sociale ICPESS.

Ø 2018/10 “Përfshirja ndërkombëtare si çështje jo kyçe për menaxhimin e kërcënimeve të brendshme ndaj shtetësisë së Maqedonisë” – Revista Ndërkombëtare për Menaxhim dhe Aplikim Shkencor IJMAS.

Ø 2018/10 “Drejt një sistemi efektiv të ndihmës juridike falas në

Maqedoni: problemet dhe sfidat” – Qenda Ndërkombëtare e Kërkimit dhe Zhvillimit të Masterit MIRDEC.

Ø 2018/7 “Roli i misioneve diplomatike në gjendje krize në shtetin juglindor të Evropës” - Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 30.

Ø 2018/6 “Ndërtimi i sistemit ndërkombëtar të drejtësisë administrative si një nga sfidat më të mëdha të procesit të konsolidimit shtetëror të Kosovës” -   Libër shkencor ndërkombëtar CENTRUM 9.

Ø 2018/1 “Në të drejtën e drejtësisë administrative efektive në Republikën e Maqedonisë: Sfidat dhe problemet" – Konferencë e Akademisë Botërore për Shkencë, Inxhinjeri dhe Teknologji WASET.

Ø 2017/12 “Roli i Zyrave të Avokatit të Popullit në promovimin e konceptit të administrimit të mirë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë" - Libër shkencor ndërkombëtar ACADEMICUS 17.

Ø 2015/8 “Rëndësia e studimit të procesit të Negociatave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale” - Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 24.

Ø 2014/6 “Fuqia për marrëveshje e Këshillit të Evropës në Bashkimin Evropian - Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 21.

Ø 2012/8 “Format dhe stilet diplomatike të negociatave” - Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 18.

Ø 2011/7 “Argumentimi dhe taktika negocuese në negociatat ndërkombëtare- Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 16.

Ø 2010/1 “Methods of Negotiation in international politics" - Libër shkencor ndërkombëtar VIZIONE 13-14.

 

Projekte dhe Konferenca

 

Pjesëmarrëse në mbi 25 Konferenca Botërore me prezantime të projekteve të ndryshme si dhe punimeve shkencore dhe pranimin e shumë mirënjohjeve ku vlen të përmendet vlerësimi me çmimin më të lartë shkencor për punim më të mirë, për kategorinë Prezantimi më i mirë, Përmbajtje më të mirë në gj. angleze me temën “Përfshirja ndërkombëtare si çështje jo kyçe për menaxhimin e kërcënimeve të brendshme ndaj shtetësisë së Maqedonisë” në konferencën“Akademia Ndërkombëtare për Shkencë, Inxhinjeri, Teknologji dhe Menaxhim“ në Pariz, Francë.

 

Përveç gjuhës amtare, flet edhe disa gjuhë të tjera: maqedonisht, anglisht, turqisht dhe serbo-kroatisht. Ajo ka aftësi të shkëlqyera organizative dhe kompjuterike.

Accessibility Menu