Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani takoi Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Boaza

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani takoi Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Boaza

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, për vizitë pune dyditore qëndron në Ankara të Turqisë. Në kuadër të vizitës, Ministri u takua me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Drejtorin për Çështjet Evropiane, Mehmet Kemal Boaza.

Në takim u shqyrtuan disa tema të rëndësishme me interes të përbashkët, siç janë: procesi i aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, Kryesimi i Polonisë me Këshillin e BE-së, zgjerimi i Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, roli i Procesit të Berlinit në përforcimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe sfidat globale që ndikojnë për stabilitetin në rajon.

Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e partneritetit me Turqinë si mike dhe mbështetëse e kahershme e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saja euro-integruese. Së bashku u konkludua se thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi rajonal janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet partnere dhe realizimin e qëllimit të saj strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Accessibility Menu