Sot, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Driton Sulejmani, realizuan vizitë në konviktin studentor “Pellagonia”.
Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me kushtet në të cilat jetojnë studentët, gjatë së cilës u diskutua për nevojën urgjente për përmirësimin e standardit dhe kushteve për akomodim.
Nga ana e Qeverisë u potencua përkushtimi për avancimin e standardit studentor dhe krijimin e kushteve dinjitoze për të rinjtë. Në këtë drejtim, është planifikuar investim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për rikonstruimin e të gjitha konvikteve studentore në vend, përfshirë edhe konviktin studentor “Pellagonia”.