Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE”

Në fjalën e tij, Sali theksoi se integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm i vendit. Ai nënvizoi se pas përfundimit të fazës së skriningut, vendi hyn në një fazë vendimtare ku fokusi është në zbatimin konkret të reformave dhe arritjen e rezultateve të matshme.
 
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit publik, komunikimit transparent dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e integrimit evropian, duke potencuar se ky proces nuk është vetëm institucional, por edhe shoqëror.
 
Zëvendëskryeministri Sali përgëzoi organizatat përfituese dhe vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se projektet e mbështetura do të kontribuojnë në një proces më gjithëpërfshirës, transparent dhe të afërt me qytetarët.
 
Në fund, ai shprehu pritshmëri që projektet të sjellin rezultate konkrete dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Accessibility Menu