Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Rishpallje - Ftesë për tender për dukshmëri dhe komunikim të projektit "Mbështetje e BE-së për zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian në Republikën e Maqedonisë"

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e krijuar në vitin 2014. Është një nga katër strategjitë makro-rajonale të BE-së. Objektivi i përgjithshëm i EUSAIR është të promovojë progresin dhe rritjen ekonomike dhe sociale në rajonin e Adriatikut dhe Jonit duke përmirësuar atraktivitetin, konkurrueshmërinë dhe lidhshmërinë e tij. Duke pasur parasysh strukturën e saj, Strategjia kontribuon gjithashtu në integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Bashkëpunimi makro-rajonal si i tillë është një shembull i qeverisjes shumë-nivelëshe dhe karakterizohet nga përfshirja aktive e shumë palëve të interesuara. Kjo nënkupton përfshirjen jo vetëm të palëve të interesuara të qeverisë qendrore, por edhe të përfaqësuesve të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, akademisë dhe komunitetit të biznesit. Është e rëndësishme të përmendet se organizimi makro-rajonal është një formë më e re bashkëpunimi brenda Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht e re për vendin tonë.

Për ta prezantuar më mirë këtë koncept, avantazhet dhe përfitimet e organizimit makro-rajonal, dhe më konkretisht vetë Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian, Sekretariati për Çështjet Evropiane shpall këtë tender për dukshmërinë dhe komunikimin e projektit "Mbështetja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian në Republikën e Maqedonisë".

Ftesa për tender dhe të gjitha dokumentet e detajuara të nevojshme për aplikim janë bashkëngjitur.

Dokumentacioni i tenderit për projektin EUSAIR

Accessibility Menu