Projekti "Mbështetje Nordike për Progres në Maqedoninë e Veriut" shpall një thirrje për përzgjedhjen e gazetarëve për të marrë pjesë në një trajnim mbi raportimin mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me anë të thirrjes, po kërkojmë aplikime nga gazetarë, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët mbulojnë tema që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE, për të marrë pjesë në trajnimin njëditor që do të organizohet gjatë shkurtit 2023 në Shkup, i cili do të përfshijë edhe udhëtimin dhe pjesëmarrjen në seancat shpjeguese të shqyrtimit të planifikuara nga 15-17 marsi 2023 në Bruksel.