Sekretariati për Çështjet Evropiane, duke vepruar si organ koordinues për Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), po shpall një njoftim publik për angazhimin e përkohshëm të 5 (pesë) personave për nevojat e projektit "Mbështetja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
Njoftimi publik ka të bëjë me pozicionet e mëposhtme:
- Koordinator i Projektit – 1 (një) person
- Asistent i Projektit – 1 (një) person
- Zyrtar i Çështjeve Financiare dhe Përgatitjes së Kontratave – 1 (një) person
- Ekspert Tematik për Mbështetje të Koordinatorit Kombëtar për Transportin – 1 (një) person
- Ekspert Tematik për Mbështetje të Koordinatorit Kombëtar për Energjinë – 1 (një) person
Detajet mbi përgjegjësitë e punës, kualifikimet e kërkuara, si dhe mënyrën e aplikimit janë dhënë në dokumentet e bashkangjitura.
ToR-Project Team
ToR-Thematic Experts
Afati i fundit për aplikime është 08.04.2022, 23.59 (Ora Qendrore Evropiane).