Njësi projektuese
Projekti "Mbështetje teknike për IPA Qendrën për trajnime", finansuar nga Bashkimi Evropian filloi të implementohet që nga 14 qershori i vitit 2010 dhe do të zgjasë 24 muaj. Projektin e financon Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe implementohet nga ana e Lattayio e Associati (Itali) në bashkëpunim me Formey PA (Itali) dhe France Coopération Internationale (Francë).
Organ për implementimin e projektit është Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), nën kujdesin e të cilit do të jetë IPA Qendra për trajnime të ardhshme (IPA QT). Target grup është administrata gjithëpërfshirëse dhe shfrytëzuesit e fondeve evropiane.
Qëllimi i projektit është sigurimi i mbështetjes së Sekretariatit për Çështje Evropiane gjatë formimit të një Qendre për trajnime të qëndrueshme për zbatimin e trajnimeve në lëminë e Instrumetit të Ndihmës së Para Aderimit (IPA) dhe fondet strukturuese dhe kohesive të ardhshme evropiane.
Në të ardhmen, IPA Qendra për trajnime do të ketë detyrë që të kryej trajnime dhe avancim të kuadrit në administratën qendrore dhe lokale, si dhe të përfasësuesve të shoqërisë civile që punojnë me IPA. IPA Qendra për trajnime në të njejtën kohë do të ketë detyrë që ta trajnojë stafin përkatës për nxitje, zhvillim dhe të kryej monitorimin e projekteve të financuara nga BE-ja me aftësi të duhura për analizë dhe raportim.
• Projekti përbëhet nga këto komponentë:
Komponenti 1 – formimi i IPA Qendrës së qëndrueshme për trajnime. Kjo nënkupton, definimin e një koncepti të qartë përshtatur situatës lokale të tanishme dhe asaj të ardhshme, të finansuar nga BE-ja. Qendra do të jetë e formuar sipas legjislacionit nacional dhe rregullave të qarta për udhëheqje. Kuadri përgjegjës për udhëheqjen e IPA-s do të ketë mundësi që të njihet me praktikat më të mira të shteteve anëtare dhe në mënyrë të përshtatshme t"i transferojë në IPA Qendrën.
Komponenti 2 – Hartimi i planit për trajnim dhe implementim të trajnimeve. Do të hartohet përmbledhje komplekse prej 4 planeve mësimore e paraparë për qëllim të dyfishtë me të cilin do të trajnohen shfrytëzuesit e avancuar dhe të rinj të fondeve evropiane. Ajo do të përfshijë lëmi të gjërë të temave praktike si përpunimi i Programeve Operative, procedurave financiare, monitorimit, vlerësimit të ndikimit, raportimit dhe shumë të tjera. Projekti do t"i merr parasysh nevojat specifike të target grupeve dhe do të përqëndrohet në plotësimin e kritereve për shtet kandidat të BE-së. Është paraparë që të trajnohen së paku 700 nëpunës shtetërorë në nivel qendror dhe lokal.
Komponenti 3 – Trajnim për trajnuesit. Me qëllim që të arrihet qëllimi i lartpërmendur do të zgjidhen 30 trajnues të Qeverisë, do të trajnohen dhe do të përmirësohen njohuritë e tyre që të mbajnë ad hoc trajnime. Pas trajnimeve për përmirësimin e njohurive sipas metodologjisë për trajnime, ato do të trajnohen edhe për planifikim të trajnimeve për trajnime në lidhje me IPA-n që janë nën komponentin 2. Profili dhe përfshirja e tyre në IPA Qendrën për trajnime me kujdes do të përcaktohet në mënyrë që të mbahet qëndrueshmëria. Trajnuesit e zgjedhur do të kenë mundësi t’i provojnë aftësitë e tyre gjatë sesioneve trajnuese në nivel lokal.
Komponenta 4 – Promovimi dhe vetëdijësimi është aspekt i rëndësishëm për IPA Qendrën për trajnime. Nga ky shkak do të pregatiten katalogë për trajnim, broshura dhe doracakë praktik për të siguruar dukshmërinë e Qendrës për trajnime dhe IPA-s.
Komponenti 5 – Krahas pjesëmarrësve të administratës shtetërore, target grup tjetër është shoqëria civile e cila do të përfshihet nëpërmjet 8 punëtorive brenda vendit.
Komponenti 6 – Për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të IPA Qendrës për trajnim është e nevojshme nxitja për lidhjen e udhëheqësve dhe trajnuesve me kolegët e tyre nga shtetet anëtare. Për këtë qëllim, projekti do t"i vë bazat për një lidhje të tillë, rekomandime për në të ardhmen dhe do të organizojë pjesëmarrje për disa IPA trajnues në konferenca rajonale.
Tema transversale për të gjitha komponentat janë çështje me interes të përbashkët (barazia gjinore, pakicat, mjedisi jetëror, qeverisja e mirë), të cilat me vëmendje do të jenë të përfshira përmes projektit.
Pas mbarimit të projektit, vendi do të fitojë Qendër të qëndrueshme për trajnime e cila do të jetë në mundësi të ofrojë shërbime të standardizuara për trajnime me kotrollë për kualitet nëpërmjet rrjetit për trajnues me përvojë.