Njësi projektuese
Qëllimi kryesor i projektit është zhvillimi i kapaciteteve lidhur me realizimin sa me intensiv të procesit të negociatave dhe aderimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Qëllimet konkrete të projektit janë si vijon:
Aktivitetet projektuese janë të grupuara në kuadër të tri komponentëve, si vijojnë:
I. Ndërtimi i kapaciteteve në lëmi të zgjedhura nga e drejta e Bashkimit Evropian
Kjo komponentë përfshin aktivitetet në vijim:
- Përgatitjen e planeve të posaçme (curricula) për trajnime, për programe specifike të zgjedhura,
- Realizimin e programeve për trajnim në lëmi të zgjedhura nga e drejta e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst në trajnimin në Shkup morën pjesë rreth 240 nëpunës shtetërorë,
- Organizimin e katër seminareve të avancuara në Bruksel për nëpunësit e zgjedhur shtetërorë,
- Përgatitjen e plan-programit për trajnime të trajnueseve të ardhshëm, të zgjedhur nga pjesëmarrësit në trajnime, në bazë të kualifikimeve të detyrave punuese të tyre.
Programet për ndërtimin e kapaciteteve janë si vijon:
- Programi 1 – Institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendimmarrja
- Programi 2 – Tregu i brendshëm
- Programi 3 – Politika e Bashkimit Evropian në lidhje me teknologjinë informative të komunikimit
- Programi 4 – Politika transportuese e Bashkimit Evropian
- Programi 5 – Politika rajonale e Bashkimit Evropian
- Programi 6 – Menaxhimi i projekteve të BE-së
II. Vendosja në funksionim e sistemit integrues dhe platforma për mësim dhe trajnim
Kjo komponentë i përfshin aktivitetet në vijim:
- Vlerësimi i sistemit ekzistues mësimor për Bashkimin Evropian,
- Zhvillimi i mjeteve specifike për mësim dhe trajnim,
- Integrimi i platformës për trajnime në kuadër të strukturës organizative në Sekretariatin për Çështje Evropiane,
- Përgatitja e hapësirës së përshtatshme për Qendrën për trajnime dhe sigurimin e infrastrukturës së përshtatshme të komunikimit (qarkullimit të informatave).
Link deri tek platforma për mësim të BE-së dhe trajnime
III. Ndihmë teknike gjatë definimit të politikave për zvogëlimin e rrjedhës/imigrimit të nëpunësve shtetërorë
- Kjo komponentë përfshin aktivitetet në vijim:
- Analiza e situatës dhe sfidave aktuale në drejtim të trajnimit dhe zvogëlimit të rrjedhës së nëpunësve shtetërorë,
- Dizajnimin e modelit nacional/shtetërorë të politikës për zvogëlimin e rrjedhës së nëpunësve shtetërorë, duke e shfrytëzuar përvojën e shteteve të reja anëtare të Bashkimit Evropian,
- Ndihmë teknike për implementimin e modelit të dizajnuar,
- Përkrahjen e funksionimit të modelit të ri gjatë fazës provuese (pilot +ndjekje dhe përkrahje e aktiviteteve)
- Gjeneralizimi/revidimi i propozim-projekteve të gatshme.