Njësi projektuese
Përshkrimi
Qeveria ka përvojë të shkurtë, mirëpo intensive rreth mobilizimit dhe realizimit të zhvillimit të ndihmës bilaterale dhe multilaterale.
Çdo vit, Republika e Maqedonisë fiton shuma të konsiderueshme financiare të ndihmës së huaj, përfshirë këtu edhe mjetet nga Instrumenti Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit i BE-së – IPA. Shfrytëzimi efikas i ndihmës së huaj, me qëllim që të arrihen rezultate më të mira, është pikë kyçe për zhvillimin e vendit, përmirësimin e standardeve jetësore si dhe përgatitjen e tij për anëtarësim në BE.
Ngritja e efikasitetit të ndihmës së huaj, ka rëndësi të veçantë në kushtet e krizës ekonomike globale dhe implikohet në arritjen dhe plotësimin e kushteve të përgjithshme për tërheqjen e investimeve të huaja . Ndryshimi i kushteve për marrjen dhe shfrytëzimin e ndihmës së huaj, në përputhje me nevojat e procesit të aderimit drejt BE-së, kontribuoi në rritjen e përpjekjeve për përmirësimin dhe forcimin e rolit të Sistemit nacional për koordinimin e ndihmës së huaj.
Qëllimi
Qëllimi kryesor i fazës së katërt të projektit "Ndërtimi i kapaciteteve për koordinimin e ndihmës së huaj", është përforcimi i sistemit nacional për koordinimin e ndihmës së huaj, avancimi i mekanizmave për menaxhim me ndihmën e huaj si dhe prezantimi i sistemit për ndjekjen e rregullt të indikatorëve për efikasitet të ndihmës së huaj – themeluar me Deklaratën e Parisit. Qëllimi është arritja e njësimit, transparencës, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit rreth menaxhimit të ndihmës së huaj. Themelimi i strukturës efikase institucionale, si dhe rrjeti i të punësuarve të trajnuar dhe profesional me ekspertizë, për koordinimin e ndihmës së huaj, është qëllim kyç i projektit, përfshirë këtu edhe nevojën për zhvillim të planifikimit strategjik afatgjatë.
Rezultatet afatmesme
Në qershor të vitit 2009, Sekretariati për Çështje Evropiane themeloi qasjen programore (PBA) me qëllim të sigurimit të përfshirjes dhe efikasitetit më të madh të ndihmës për zhvillim, përmirësimin e pronësisë nacionale/shtetërore dhe harmonizimin e saj me strategjitë e Qeverisë si dhe përforcimin e partneritetit në mes partnerëve të zhvillimit. Së pari, kjo qasje u fut për pesë lëmitë programuese të cilat kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e shtetit, ku qasja koordinuese për ndihmat e huaja është më e rëndësishme, si sfera e biznesit, kapitali njerëzor, bujqësia, mjedisi jetësor dhe qeverisja e mirë. Ndërmjet Qeverisë dhe bashkësisë së donatorëve u themeluan edhe struktura të përshtatshme institucionale për qasje në programet në dispozicion, si dhe njoftim me konceptet bazë për zbatimin e tij.
Partnerë
Qasja programore si koncept përfshin indikatorë për përkushtim të Qeverisë në sferën e koordinimit dhe menaxhimit me fondet nacionale dhe të huaja, me qëllim të realizimit të qëllimeve të dhëna strategjike dhe prioriteteve të Republikës së Maqedonisë. Me realizimin e këtij modeli bëhen hapa të rëndësishëm drejt përforcimit të përkushtimit dhe efikasitetit të ndihmës, praktikimit të planifikimit strategjik gjithëpërfshirës dhe afatmesëm, si dhe përparimit drejtë plotësimit të detyrave dhe principeve globale të Deklaratës së Parisit.
Për momentin, realizimi i fazës së katërt projektuese siguron mbështetje direkte për strukturat kyçe nacionale/shtetërore të cilat janë përgjegjëse për koordinimin e ndihmës se huaj – Koordinatori nacional/shtetëror për ndihmën e huaj, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ministritë në vijim janë strukturat që luajnë rolin e partnerëve projektues.
• Ministria e transportit dhe lidhjeve
• Ministria për vetëqeverisje lokale
• Ministria për politikë dhe punë sociale
• Ministria e arsimit dhe shkencës
Anëtarët e ekipit të Projektit
Antoaneta Manova Stavreska
Projekt menaxher
Теlefon: (02) 3200259
е-mail: antoneta.stavreska@undp.org
Mite Cilkovski
Projekt asistent
Теlefon: (02) 3200259
е-mail: mite.cilkovski@sep.gov.mk
Milena Arsova
Bashkëpunëtor për ndjekje, analizë dhe mbështetje
për politika në Sekretariatin për çështje Evropiane
Telefon: (02) 3200259
е-mail: milena.arsova@sep.gov.mk
Aleksandra Seizova
Bashkëpunëtor për ndjekje, analizë dhe mbështetje
për politika në Sekretariatin për çështje Evropiane
Теlefon:(02) 3200259
е-mail: aleksandra.seizova@sep.gov.mk
Goce Markoski
Bashkëpunëtor për ndjekje, analizë dhe mbështetje
për politika në Ministrinë për Transport dhe Lidhje