Lajme
13.3.2013 18:28
Sot zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republiken e Maqedonisë, SH.T. Gudrun Shtajnaker.
Gjatë takimit zëvendës Kryeministri Besimi informoi për aktivitetet aktuale lidhur me procesin e integrimit evropian, të cilat ndërmerren në Republikën e Maqedonisë, posacërisht në pjesën e Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë. Ai theksoi vecanërisht në implementimin e aktiviteteve në pjesën e prioriteteve kyce që janë të përfshira në Dialogun për Qasje në Nivel të Lartë mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së.
Bashkëbiseduesit biseduan për bashkëpunimin mes të dy vendeve me çka zëvendës Kryeministri i Qeverisë Dr. Fatmir Besimi theksoi se bashkëpunimi bilateral përmes programeve zhvillimore të Gjermanisë janë të një rëndësie të madhe për Republiken e Maqedonis. Në këtë kontekst, zëvendës Kryeministri Besimi theksoi përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për vazhdimin e metutjeshmëm të bashkëpunimit në drejtim të përkrahjes së Republikës së Maqedonisë ne rrugen drejt Bashkimit Evropian, në bazë të principit të partneritetit, transparencës dhe konstruktivitetit.
Ambasadorja Shtajnaker vërtetoi se Gjermania përkrah anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në strukturat Euro-atlantike, dhe shpreson se Dialogun për Qasje do të kontribuojë në afrimin e metutjeshëm të Republikës së Maqedonisë drejt standardeve Evropiane.
Së fundi, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë për Republikën e Maqedonisë që në këtë periudhë të tregoet progres në drejtim të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përparimin në reforma me qëllim të realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë.