Lajme
11.3.2013 06:28
Sot Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me shefin Ambasadoren e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Lorens Or.
Gjatë takimit në Sekretariatin për cështje Evropiane, bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm mes dy qeverive, si dhe bashkëpunimin mes sekretariatit për cështje Evropiane dhe ambasadës së Republikës së Francës në Maqedoni. Në këtë kontekst, zëvendës kryeministri Besimi theksoi përkushtimin dhe gatishmërine e tij për vazhdimin e mëtutjeshme të bashkëpunimit të filluar dhe të dokumentuar me memorandum për bashkëpunim, me qëllim të përfundimit të strategjisë për komunikim lidhur me IPA si dhe shkëmbimin e përvojave për komunikim.
Në takim theks i vecantë u vendos rëndësisë së thellimit dhe zjerimit të bashkëpunimit mes dy qeverive, në drejtim të mbështetjes për Republikën e Maqedonisë në rrugen drejt Bashkimit Evropian, bazuar në principet e partneritetit, transparencës dhe konstruktivitetit.
Në fund, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë për Republikën e Maqedonisë që në këtë periudhë të tregohet progres në drejtim të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përmirësimi në reforma, si dhe nevoja që të gjithë faktorët relevant në vend të kontribuojnë në këtë proces që përmes dialogut të kapërcehen të gjitha sfidat drejt realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, të cilat jane Euro-integrimet.
Pas takimit, në drejtim të konfirmimit të bashkëpunimit bilateral, Zëvendës kryeministri i Qeverisë Dr. Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Republikës së Francës Lorens Or, bashkë bizituan puntorinë me temë “Si të krijohet event i mirë për publikun” e cila mbahet deri në 6 Mars në Qendrën për trajnime të Sekretariatit për cështje Evropiane, dhe organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, në kuadër të marrëveshjes bilateral administrative mes Sekretariatit për cështje Evropiane dhe ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë.
Me këtë, zëvendës Kryeministri Besimi dhe ambasadorja Or vërtetuan nivelin ekspert dhe profesional të mbajtjes së trajnimit, gjë që konfirmon se përmes bashkëpunimit të suksesshëm në mënyra të tilla dhe të ngjashme, mund të transferohen njohuri dhe përvoja nga vendet anëtare në Bashkimin Evropian deri te gjeneratat e reja të Republikës së Maqedonisë.