Lajme
11.3.2013 06:26
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështjet Evropiane Dr. Fatmir Besimi sot u drejtua në Konferencën Ndërkombetare për gjyqësi dhe Raportin e Progresit per vitin 2012 me temë “Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë 2012: Kohëra ndryshimesh? Reformat e gjyqësisë // Vështirësitë dhe perspektivat e implementimit të politikave të BE-së”, e cila organizohej nga Univerziteti Shtetëror i Tetovës.
“Reformat në gjyqësi dhe mbizotërimi i së drejtës janë segmente të rëndësishme të procesit reformues në vendin tonë. Ata janë një nga sferat më të komplikuara të së drejtës në BE, dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim vlerësohen si zemra e bisedimeve”, theksoi Besimi në fjalimin e tij.
Në këtë drejtim, theksoi Besimi, Republika e Maqedonisë vitin e kaluar implementoi reforma të rëndësishme në gjyqësi vecanërisht nëpërmjet aktiviteteve të definuara me Dialogun për Qasje në nivel të lartë siq është vendosja e masave mbrojtëse, zvogëlimi i numrit të cështjeve të mbetura gjyqësore si dhe përforcimi I pavarësisë financiare të gjyqeve.
Megjithatë duke patur parasysh se reformat në gjyqësi janë aktivitet në kontinuitet, institucionet përgjegjëse qeveritare vazhdojnë me përmbushjen e rekomandimeve në gjyqësi në përputhje me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2012.