Lajme
21.8.2013 14:56
Ashtu sic u njoftua në 9 Maj të këtij viti, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot për herë të dytë ishte organizator i forumit me ish zëvendës kryeministrat përgjegjës për çështje Evropiane.
Takimi kishte për qëllim përmes një qasje joformale dhe të hapur të pranishëmve, të kontribuojnë në shkëmbim të ideve dhe përvojave në pamje të realizimit të Strategjisë së Republikës së Maqedonisë për Aderim në BE si dhe për Kontributin për raportit vjetor.
Në takim u theksua se integrimi euro-atlantik i Republikës së Maqedonisë padyshim përfaqëson prioritet kyc strategjik. Gjithashtu, u theksua se integrimi Evropian nënkupton proces bashkëpunimi gjithpërfshirës dhe transparent mes të gjithë institucioneve shtetërore, subjekteve politike dhe sektorit civil.
Sekretariati për çështje Evropiane do të vazhdojë në të ardhmen të promovojë vlerat Evropiane, në kuadër të aktiviteteve të saj të koordinuara për integrim Evropian.