Lajme
29.7.2013 14:58
Sot ne MK-EU Info Qendrën, zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me përfaqësuesit e Këshillit Rinor Nacional të posaformuar të Maqedonisë, me Ivana Davidovska kryetare, Dona Kosturanova nënkryetare dhe Arben Ristemi, Daniel Kajllaxhievski dhe Ivan Jovanov anëtarë të bordit të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë.
Gjatë takimit përfaqësuesit e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë para zëvendës Kryeministrit Besimi prezentuan idenë e formimit të Këshillit, qëllimet dhe detyrat, si dhe planin për veprim për punën e Këshillit për 6 muajt e ardhshëm.
“Unë me të vërtetë jam i kënaqur që shoh se ajo çka na u njoftua në lidhje me formimin e këshillit, përfundimisht u realizua ” – tha zëvendës Kryeministri Besimi dhe iu uroi për zgjedhjen e bordit dhe uroi suksese në punë dhe në funksionim.
Gjatë takimit u konfirmua mbështetja e Sekretariatit për Çështje Evropjane për Këshillin Rinor Nacional dhe u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit përmes aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta, në kuadër të projekt inicijativës të SÇE “Youth for Europe”.
“Jemi të kënaqur që ju jeni institucioni i parë qeveritar, që na keni ftuar me iniciativën tuaj, dhe na ofroni mbështetje e cila për ne dhe të gjithë organizatat anëtare të Këshillit Rinor Nacional është me rëndësi të madhe, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të formimit ”- tha Ivana Davidovska, Kryetare e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë.
Këshillit Rinor Nacional në Maqedoni është organizatë mbështetëse, trupi përfaqsues I të rinjëve misioni I të cilit është të prezantojë interesat dhe nevojat si ndërlidhës me të gjithë palët dhe të siguroj përfshirje dhe pjesmarrje të te rinjve në procesin e vendimarjes në çdo te nivel. Këshilli është i përbërë prej 55 organizatave (organizata rinore,aleancat dhe nga forumet rinore të partive politike).
Krijimi i Këshillit Rinor Nacional është një hap drejt integrimit evriopian te Maqedonise në fushën e rinisë dhe politikave rinore.Përmes pjesëmarrjes sonë aktive Këshillit Rinor Nacional përpiqet që të bëhet partner dhe promotor i integrimit evropian dhe stimul për të rinjtë që të kërkojn, të krijojnë dhe të ndjekin tendencat bashkëkohore evropiane në të gjitha fushat që i tangojn ata.
“Si një organizatë mbështetëse ju qëndrojmë në dispozicion për përkrahjen e të gjitha proceseve të të rinjve dhe eurointegrimeve” u shpreh Ivana Davidovska, kryetare e Këshillit Kombëtarë të Rinisë se Maqedonisë.
“Unë besoj në potencialin e të rinjëve në Maqedoni dhe dëshiroj që atë ta shfrytzojmë sa më mirë që mundemi, dhe për këtë qëllim Sekretariati për Çështje Evropiane ka një politikë të dyerve të hapura për iniciativat rinore” - u shpreh zëvendë Kryeministri për Çështje Evropiane Besimi në fund të mbledhjes, ku ranë dakord për takime dhe bashkpunim të mëtutjeshëm.