Lajme
20.6.2013 12:04
Sot Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane D-r. Fatmir Besimi qëndron në një vizitë pune në Bruksel, në kuadër të të cilës u drejtua në konferencë mbi Lirinë e shprehjes dhe mediave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: Progresi dhe qështjet e hapura.
Konferenca ju dedikua njërës prej prioriteteve kryesore dhe sfidave parimore të
secilit vend, dhe ajo është liria e shprehjes dhe mediat e cila eshte një nga elementet kryesore të një shteti demokratik dhe pluralist.Angazhimi i vendeve nga procesi i zgjerimit të sigurojnë këtë të drejtë është çelësi për progresin e tyre në procesin e anëtarësimit.
Në fjalimin e tij , Zëvendëskryeministri Besimi ju referua progresit të Republikës së Maqedonisë realizuar në zbartimin e aktiviteteve të agjendës Evropiane. Në këtë drejtim, Besimi vuri në dukje se dialogu i aderimit mundësoi të fitohet dinamik e re në rrealizimin e reformave në pesë fushat kryesore dhe se progresi i arritur ishte vlerësuar në mënyrë adekuate në Raportin Pranveror të Komisionit Evropian.
Gjithashtu, Zëvendëskryeministri ju referua veprimeve të ndërmarra për adresimin e një nga prioritetet kyçe të Dialogut në Nivel të Lartë, liria e shprehjes dhe mediave. Në këtë kontekst, Besimi e nënvizoi si veçanërisht të rëndësishme sjelljen e Ligjit mbi Përgjegjësinë Civile për fyerje dhe shpifje si dhe përgatitja e Projekt-Ligjit të medias dhe shërbimet audiovizuale që është në vazhdim. Si dhe vuri në dukje se më rëndësi të veçantë është që këto procese po realizohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes dialogut me përfaqësuesit e mediave dhe kontributin e tyre aktiv në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore.
"Ne vazhdojmë të mbetemi të angazhuar në përmbushjen e detyrave të ndërmarra në procesin e eurointegrimit, në veçanti liria e shprehjes dhe mediat. Ne do të vazhdojmë përpjekjet maksimale për të promovuar dialogun me gazetarët dhe mediat në mënyrë që të arrihen standardet evropiane dhe respekti për dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e shprehjes, "shtoi Besimi.
Në Konferencë morën pjesë rreth 450 pjesëmarrës nga organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe nacionale në fushën e lirisë së shprehjes, si dhe gazetarë, analistë medial, dhe bartës të vendimeve nga vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit me qëllim që të diskutohet për arritjet, çështjet e hapura dhe aktivitetet në periudhën e ardhëshme.