Lajme
19.6.2013 16:07
Zëvendës kryeministri për çështje Evropiane, Dr Fatmir Besimi , sot realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evopian në Maqedoni, SH.T. Avio Orav dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që të informohen për progresin e arritur të Republikës së Maqedonisë në prag të samitit të qershorit të Këshillit Evropian.
Në takim, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Maqedonia vazhdon me realizimin e reformave në fushat kyçe të përfshira në dialogun e nivelit të lartë. Gjithashtu, Besimi i informoi ambasadorët për takimet e realizuara me homologët e tij në disa shtete anëtare në kuadër të vizitave.
Gjatë takimit u theksuan aktivitetet e ndërmarra për adresimin e një nga prioritetet kyqe të dialogut në nivel të lartë, liria e shprehjes dhe mediave.
Poashtu rendësi i dha edhe formimit të komisionit hetimor e cila sipas Besimit do të përmirësojë dialogun me gazetarët dhe adresimi i çështjeve të tjera të hapura nga fusha e lirisë së shprehjes dhe ngjarjet e
24 dhjetor 2012.
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni përshëndetën ngritjen e Komisionit Hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012, dhe presin që Komisioni të dalë me propozime dhe zgjidhje konkrete për të kapërcyer këtë situatë, si dhe rëndësinë e intensifikimit të dialogut dhe komunikimi me mediat në lidhje me çështjet e hapura. Gjithashtu, nga ana e tyre u vu në dukje nevoja për nënshkrim të Memorandumit ndërpartiak, i cili do të përcaktojë angazhimin e të gjitha palëve relevante në procesin e eurointegrimit .
Përveç kësaj, ambasadorët e shteteve anëtare theksuan rëndësinë për zgjidhjen e përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe vazhdimi i këtyre aktiviteteve më theks të veqantë që sa më shpejtë të zgjidhet qështja e emrit me angazhim më të madh nga të dyja palët e përfshira në këtë çështje.