Lajme
19.6.2013 13:41
Sot Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi takim protokolar me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, SH.T. Zlatko Kramaric.
Në takim bashkëbiseduesit biseduan për bashkëpunimin bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, e cila ofron, mes të tjerash, edhe mbështetje të ndërsjellë në procesin e anëtarësimit në BE.
Ndër të tjerash, Besimi uroi ambasadorin Kramaric për anëtarësimin e ardhshëm të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian, e cila paraqet një mundësi të rëndësishme mbështetje për Republikën e Maqedonisë në procesin e negociatave.
Bashkëbiseduesit theksuan se Kroacia, mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe theksuan se është e rëndësishme që ky proces të përshpejtohet, të gjindet zjidhje për cështjet e hapura me fqinjët.