Lajme
12.6.2013 14:05
Sot zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi takim zyrtar me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Zhan Klod Minjon dhe Robert Volter raportues i komisionit të monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialog pas monitoring me Maqedoninë
Në takim u diskutua për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit evropian, ku dhe Zëvendëskryeministri Besimi u përqëndrua në progresin e realizuar në zbatimin e aktiviteteve nga agjenda Evropiane. Në këtë drejtim, Ai vuri në dukje se dialogu i aderimit mundësoi të fitohet dinamik e re në realizimin e reformave në pesë fushat kryesore dhe se progresi i arritur ishte vlerësuar në mënyrë adekuate në Raportin Pranveror të Komisionit Evropian.
Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Besimi u përqëndrua edhe në aktivitetet e ndërmarra për adresimin e prioriteteve nga Dialogu i nivelit të lartë, veqanërisht në pjesën e lirisë së shprehjes, reforma zgjedhore, reforma në administratën pubike dhe gjyqin, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike si dhe masat për ruajtjen e stabilitetit ekonomik,ulja e numrit të papunëve dhe punësimi i të rinjve. Në këtë kontekst, Besimi nënvizoi kontributin e rëndësishëm të ekspertëve të Këshillit të Evropës në përgatitjen e ligjit për përgjegjësinë civile për shpifje dhe përgojim si dhe në procesin e përgatitjes së projekt-ligjit për mediat dhe shërbimet audiovizuale që është në vazhdim.
„Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit evropian dhe presim që Këshilli Evropian në mënyrë adekuate të vlerësojë aritjen e raportit pranveror të komisionit Evropian dhe në rezolutë për përparimin e Republikës së Maqedonisë, të miratuar nga ana e Parlamenti Evropian më 23 Maj 2013“ tha Besimi.
Në fund përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, së bashku me Besimin përshëndetën formimin e komisionit hetimor dhe presin që në mënyrë të sukseshme kjo periudhë të mbarojë detyrën e sajë.