Lajme
07.6.2013 09:26
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot, në suaza të vizitës së tij punuese në Republikën Federale të Gjermanisë u takua me Dr. Emili Haber, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, me Nikolaus Majer – Landrut, këshilltar i Kancelares Angela Merkel, me Peter Vajs, Josip Juratovic dhe Johan Vadehul nga Grupi për Bashkëpunim me Evropën Jug-Lindore, si dhe me Andreas Shokenhof, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman.
Fokus i bisedimeve ishte integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë, me çka zëvendëskryeministri Besimi u ndal në progresin e realizuar në implementimin e aktiviteteve nga agjenda evropiane. Në këtë drejtim, Besimi theksoi rëndësinë që ka Dialogu Aderus i Nivelit të Lartë, i cili ishte shkak i një dinamike të re në realizimin e reformave në pesë fushat kyçe.
Sipas tij, progresi i arritur ishte paraparë siç duhet në Raportin pranveror të Komisionit Evropian, me çka u vërtetua se vendi mbetet në qasjen e tij strategjike për anëtarësim në BE dhe njëherit i plotëson kushtet për fillim të bisedimeve.
Gjermania edhe njëherë vërtetoi përkrahjen që ajo ka për Republikën e Maqedonisë drejt procesit integrues dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve të mëtutjeshme për përparimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e çështjes së emrit si dhe përparimin në bashkëpunimin rajonal. Gjithashtu, duhet të bëhen përpjekje për implementimin e marrëveshjes politike të 1 Marsit dhe të ruhet dialogu ndëretnik.
Gjatë takimeve u konstatua gjithashtu, se Maqedonia dhe Gjermania ruajnë një bashkëpunim të shkëlqyer bilateral.