Lajme
07.2.2025 01:45
Si hap i rëndësishëm drejt avancimit të përpjekjeve për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, UNOPS po zbaton projektin "Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut" financuar nga Suedia, Zvicra dhe Ministria për Çështje Evropiane dhe Projekti "Njohuri për Reforma", financuar nga Norvegjia.
Më 6 dhe 7 shkurt 2025, në Shkup u mbajtën punëtori për përforcimin e kapaciteteve negociuese të vendit. Punëtoritë dyditore ofruan platformë për më shumë se 50 përfaqësues nga institucionet kyçe në kuadër të Klasterit 1, mes të cilave: Ministria për Çështje Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Enti për Statistikë, Enti Shtetëror i Revizionit, Parlamenti, Byroja për Furnizime Publike etj. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve kishin mundësi të përfshihen në aktivitete praktike të dizajnuara për të siguruar koordinim dhe pronësinë e procesit. Kjo iniciativë është shembull i përkushtimit të vazhdueshëm për mësim të vazhdueshëm, bashkëpunim dhe ngritjen e kapacitetit, për rrugëtim të suksesshëm për aderim në BE.