Lajme
10.2.2025 12:36
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot hapi ngjarjen “Mbrojtja e interesave financiare publike në projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja”, që po mbahet në Mavrovë nën organizimin e UNOPS-it.
Në fjalën e tij, ministri theksoi rolin kyç të besimit në institucione, sundimit të së drejtës dhe menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike.
“Besimi nuk jepet, ai duhet të fitohet dhe të mbrohet përmes transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të palëkundur. Për këtë jemi këtu sot”, theksoi Murtezani.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar që projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja po zbatohen me standardet më të larta të integritetit.
“Me miratimin e agjendës sonë reformuese, Maqedonia e Veriut mori qasje në mbi 750 milionë euro përmes Instrumentit për reforma dhe rritje të BE-së - mundësi e rëndësishme, që njëkohësisht kërkon mbikëqyrje të rreptë financiare. Komisioni Evropian qartësoi: progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është opsion - është domosdoshmëri”, potencoi ministri.
Ministri nënvizoi se projektet infrastrukturore janë të rëndësisë vitale për zhvillimin e vendit, por pa mekanizma të fuqishme kundër korrupsionit rrezikojnë të kthehen në simbol të potencialit të humbur.
Në këtë kontekst, Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit institucional, mbikëqyrjes financiare dhe qasjes me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian para se gjithash, është rrugë besimi. Zgjedhjet që bëjmë sot do të përcaktojnë të ardhmen tonë. Medoemos të kujdesemi se trashëgimia jonë të jetë e besueshme, rezistuese dhe qeverisje e mirë”, përfundoi ministri.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, Bashkimit Evropian, institucioneve vendase, si dhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e mbikëqyrjes financiare dhe menaxhimit të mjeteve publike.
Në vazhdim teksti integral i fjalimit:
I nderuar Zëvendëskryeministër, të nderuar përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut, të nderuar ekspertë dhe të ftuar,
Në thelb të çdo shoqërie demokratike qëndron BESIMI - besimi në institucione, në sundimin e së drejtës, në menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike. Besimi nuk jepet, ai duhet të fitohet dhe të mbrohet përmes transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të palëkundur. Për këtë jemi këtu sot.
Ky trajnim është më shumë se shkëmbim ekspertize, është konfirmim i përgjegjësisë sonë kolektive për të siguruar që fondet publike shërbejnë të mirën publike. Shpreh mirënjohjen time për UNOPS-in, programi i të cilit "Njohuria për veprim reformues në Ballkanin Perëndimor" kishte rol të rëndësishëm në përforcimin e qeverisjes dhe bashkëpunimit rajonal.
Me miratimin e agjendës sonë reformuese, Maqedonia e Veriut mori qasje në mbi 750 milionë euro përmes Instrumentit për reforma dhe rritje të BE-së - mundësi e rëndësishme, që njëkohësisht kërkon mbikëqyrje të rreptë financiare. Komisioni Evropian qartësoi: progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është opsion - është domosdoshmëri. Projektet infrastrukturore, të cilat janë të rëndësisë vitale për zhvillimin tonë, janë veçanërisht të cenueshme. Pa masa mbrojtëse të fuqishme kundër korrupsionit, ata rrezikojnë të bëhen simbole të potencialit të humbur, në vend të shtytësve të progresit.
Ministria për Çështje Evropiane është e përkushtuar të sigurojë që standardet më të larta të menaxhimit dhe përgjegjësisë të udhëheqin të gjitha përpjekjet reformuese. Bashkëpunimi i përforcuar ndër-institucional, mbikëqyrja e përforcuar financiare dhe qasja me zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jenë kyçe. Por reforma nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin, por kërkon ndryshimin e mendësisë së të menduarit, ku jo vetëm ajo që pritet, por kërkohet edhe integritet.
Ky trajnim është mundësi për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe të konfirmojmë përkushtimin tonë për mbrojtjen e financave publike. Asnjë institucion nuk është pa mbikëqyrje, asnjë individ nuk është mbi përgjegjësinë.
Zonja dhe zotëri,
Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian para se gjithash, është rrugë besimi. Zgjedhjet që bëjmë sot do të përcaktojnë të ardhmen tonë. Medoemos të kujdesemi që trashëgimia jonë të jetë e besueshme, rezistuese dhe qeverisje e mirë.
Jam i bindur se diskutimet e ardhshme do të përforcojnë vendosmërinë tonë për ti mbrojtur interesat financiare publike. Edhe një herë falënderoj UNOPS-in për mbështetjen e pakursyer dhe të gjithë juve për përkushtimin tuaj. Kjo punëtori le të jetë edhe një hap tjetër drejt institucioneve më të fuqishme, reformave më të thella dhe Maqedonisë së Veriut evropiane.
Ju faleminderit,