Lajme
04.6.2013 11:54
Sot, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi , është në një vizitë pune në Britanin e Madhe , ku realizoi takim me ministrin për Çështje Evropiane Dejvid Lidington ,si dhe vizitoi Parlamentin Britanik, ku ai u takua me Lord Hanit, Lord Baunes , Lord Meklinan, përfaqësues të Komisionit për Çështjeve Europiane të Dhomës së Lordëve të Parlamentit britanik si dhe me Owen Jenkins, Drejtori për Zgjerim të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Britania e Madhe vazhdimisht mbështet procesin e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Ministri për çështjet evropiane të Britanisë së Madhe gjatë bisedimeve me Besimin theksoi se me rëndësi është të tregohet përparim sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit Evropian në lidhje me prioritetet e HLAD-it, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore si dhe çështja e emrit. Britania e Madhe në kontinuitet përsërit mbështetjen për përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE.
Mbretëria e Bashkuar jep mbështetje në procesin e eurointegrimit të Maqedonisë, përmes implementimit të projekteve në disa fusha duke përfshirë: menaxhimin publik: mbështetjen e reformave të administratës publike, vlerësimi i ndikimit rregullator, ndërtimit të kapaciteteve në fushën e kualifikimeve profesionale dhe programeve për forcimin e Parlamentit si dhe projekti për sundimin e së drejtës dhe të drejtave themelore: Mbështetje të projekteve për zbatimin e masave për luftën kundër korrupsionit, krijimin e dënimeve të kushtëzuara në Maqedoni për zbatimin e strategjisë për barazi dhe kundër diskriminimit, si dhe në pjesën e shprehjes së lirë dhe shprehjen e të drejtave të njeriut. Nga Britania e Madhe ishte i përfshirë një Ekspert në analizën e propozim ligjit për përgjegjësinë civile dhe shpifjes.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Besimi referuar aktiviteteve të ndërmarra në Republikën e Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së obligimeve të dialogut në nivel të lartë si dhe proceset e tjera reformuese.
Ai vuri në dukje se dialogu i aderimit mundësoi të fitohet dinamik e re në rrealizimin e reformave në pesë fushat kryesore dhe se progresi i arritur ishte vlerësuar në mënyrë adekuate në Raportin Pranveror të Komisionit Evropian, me çka konfirmoi se vendi i plotëson kushtet për fillimin e negociatave.
Në takimet u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral si dhe përkrahja që Maqedonia merr nga Britania e Madhe në drejtim të procesit të integrimit në veçanti në pjesën e reformave në administratën publike. Gjithashtu, në takimet ishte e theksuar mbështetja për integrimin e vendit në BE.