Lajme
30.4.2013 13:18
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve fqinje dhe konstatuan se bashkëpunimi është në nivel të lartë, por egziston mundësi për zgjerimin e saj të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri iu referua masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në procesin Eurointegrues, veçanërisht në pjesën e aktiviteteve nga Dialogu për Qasje në Nivel të Lartë, veçanërisht pas publikimit të Raportit pranveror nga Komisioni Evropian për progresin e vendit.
U konfirmua se procesi Eurointegrues është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe nxitjen e zhvillimit të rajonit, dhe në këtë kontekst bashkëbiseduesit përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Sërbisë dhe Kosovës i cili është një kontribut i rëndësishëm për promovimin e perspektivës Euro-Atlantike të të gjitha vendeve të rajonit.
Zëvendëskryeministri Besimi dhe ministri Bumçi theksuan se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit është një proces që ndihmon progresin e proceseve demokratike, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë gjithmonë është e gatshme të marrë pjesë dhe të mbështur të gjitha iniciativat për bashkëpunimi rajonal që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.
Besimi dhe Bumçi shprehën rëndësinë për progresin e të dy vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm bilateral dhe përshpejtimin e tij ndërmjet shkëmbimit të përvojave në aspekt të integrimit evropian. Zëvendëskryeministri Besimi shprehu gatishmëri që në këtë proces përvojat e deritanishme të institucioneve të Maqedonisë të ju përcillen institucioneve të Shqipërisë.
Në fund të takimit u bisedua edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në lidhje me shfrytëzimin e IPA fondeve nga Komponenta e 2-të , duke pasur parasysh se këto projekte janë të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në zonat kufitare të të dyja vendeve.