Lajme
13.6.2022 11:16
Vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim është Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2001 theksoi Sekretarja shtetërore Drita Abdiu Halili në takim me Ambasadorin e Irlandës Pol Mekgari (Paul McGarry), që sot u mbajt në hapësirat e Sekretariati për Çështje Evropiane.
Faktet mirë të njohura si aplikimi për anëtarësim në vitin 2004, marrja e statusit kandidat në vitin 2005 dhe përmbushja e të gjitha kritereve për fillimin e negociatave në vitin 2009 si dhe vendimi për hapjen e negociatave për aderim në mars të vitit 2020 janë fakte mirë të njohura theksoi ajo të cilët flasin vetëm për kohën e humbur.
Lidhur me bashkëpunimin bilateral Sekretarja shtetërore theksoi se ne njohim bashkëpunim të suksesshëm me institutin Irlandez-Dublinian për administratë publike në vitin 2007-2010 përmes trajnimeve, trajnimeve dhe praktikave dedikuara dhe se ishte një nga projektet më të suksesshme që kemi pasur në sferën e administratës publike shtoi ajo, gjithsesi një lloj i ngjashëm bashkëpunimi si dhe ndihma eventuale do të ishin të mirëseardhur.