Lajme
15.4.2013 16:55
Zëvendës Kryeministri për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi dhe anëtarët e Komitetit Drejtues për Reformën Zgjedhore sot mbajti takimin e katërt të Komitetit Drejtues për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i rezultateve paraprake dhe konkluzionet e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet lokale në 2013 si dhe përcaktimin e aktiviteteve për periudhën e ardhshme në përputhje me Dialogun për Qasje në Nivel të Lartë (HLAD).
Në takim u prezantuan aktivitetet e deritanishme të dy grupeve punuese të themeluara në kuadër të Komitetit Drejtues për ndryshimin e legjislacioneve zgjedhore dhe kontrollimit të listës së votuesve.
U dakordua se dy grupet punuese që u formuan pas takimit të parë të Komitetit Drejtues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe në kuadër të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të kontrolluar listat e votuesve do të vazhdojnë me punën e tyre. Grupet punuese do tu adresohen rekomandimeve nga Raporti Final i OSBE/ODIHR duke përfshirë edhe ata të cilat do të publikohen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale 2013 me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të reformës zgjedhore nëpërmjet një procesi konsultues transparent dhe përfshirës.
Komiteti Drejtues për Reforma Zgjedhore është themeluar në shkurt të vitit 2012 me qëllim të adresimit të rekomandimeve nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011 në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor, dhe është I përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante qeveritare, OJQ-ve dhe komunitetit ndërkombëtar.
Komiteti Drejtues në të ardhmen do të mbajë rregullisht takime me një afat kohor të aktiviteteve me qëllim që të vëzhgojë aktivitetet e ndërmarra nga Grupet Punuese për promovimin e Reformës Zgjedhore, kështu duke marrë parasysh rëndësinë e dhënies së rezultateve pozitive në prag të vendimit të Këshillit në qershor si dhe Raportit për Progresin për Republikën e Maqedonisë, i cili pritet të dalë në tetor.