Lajme
29.1.2022 05:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbajti takim me Euro-deputet dhe raportuesin bullgar për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk, ku diskutuan lidhur me qasjen e re dhe drejtimin në të cilën do të rrjedhë dialogu mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
“Në një atmosferë të këndshme dhe respekti të ndërsjellë diskutuam me Euro-deputeti dhe raportuesin bullgar për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk, ku konfirmuam se të dy palët kanë dëshirë për progres të shpejtë, bashkëpunim dhe dhënien e vlerës së re marrëdhënieve mes dy vendeve. Qasja e re për të dy vendet për kthimin e dialogut në rrugën e vërtetë do të kontribuojë drejt përforcimit të besimit dhe ringjalljen e marrëdhënieve të mira mes qytetarëve, që është obligim i yn si politikan. Jam i bindur se me këtë ritëm do të vazhdojnë bisedimet mes dy vendeve, në frymën e marrëdhënieve të mira dhe vlerave evropiane” – theksoi Mariçiq.
Takimi i sotëm i Zëvendëskryeministrit Mariçiq dhe Euro-deputetit Kuçuk është në kuadër të konferencës bilaterale “BGMK 2030”: Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës.