Lajme
05.4.2013 13:28
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot takoi ambasadorin e Republikës së Greqisë në Shkup, SH.T. Haris Lalakos.
Qëllimi i takimit ishte të shkëmbehen mendime dhe të theksohen masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për procesin eurointegrues si dhe në pjesën e përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore .
Zëvendës Kryeministri Besimi dhe ambasadori Lalakos në takim theksuan rëndësinë e progresit të Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues dhe me qëllim të progresit të mëtutjeshëm në këtë process shprehën gatishmëri për thellim të bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve si dhe intensifikimi i tij përmes bashkëpunimit bilateral dhe bashkëpunimit në procesin eurointegrues.
Në takim zëvendës Kryeministri i Qeverisë Dr. Fatmir Besimi dhe ambasadori i Republikës së Greqise Haris Lalakos, shprehën gatishmëri për angazhim të mëtutjeshëm për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve përmes realizimit të takimeve dhe kontakteve në të gjitha nivelet.