Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Komunikatë e përbashkët për shtyp e MÇE z.Murtazanit dhe MÇE suedeze, znj. Rozenkranc: Konfirmohet mbështetja e përbashkët për reformat, zgjerimin dhe bashkëpunimin dypalësh

Komunikatë e përbashkët për shtyp e MÇE z.Murtazanit dhe MÇE suedeze, znj. Rozenkranc: Konfirmohet mbështetja e përbashkët për reformat, zgjerimin dhe bashkëpunimin dypalësh
Lidhëse për konferencë për shtyp: https://www.facebook.com/share/v/17BqVuicAv/
 
Pas takimit tet-a-tet dhe sesionit plenar të të dy delegacioneve, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, dhe ministrja për Çështje Evropiane e Mbretërisë së Suedisë, Jesika Rozenkranc, zhvilluan konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën i prezantuan konludimet e bisedimeve. Në deklaratën e tij për mediat, Murtazani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, realizimit të Agjendës reformuese dhe zbatimin e Planit për rritje. Minstri potencoi rëndësinë e ruajtjes së kredibilitetit të politikës së zgjerimit duke u bazuar në merita, si dhe mbështetjen principiele të cilën Suedia e ofron në këtë proces. Ministri u shpreh se bashkëpunimi dypalësh në mes të të dy vendeve, veçanërisht përmes (ASNNZH-së), rezultoi me projekte të rëndësishme në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, barazisë gjinore dhe mjedisit jetësorë, dhe se ky partneritet paraqet shembull të mbështetjes evropiane afatgjate dhe thelbësore.
 
Teksti integral nga adresimi i MÇE Murtezani:
====================================================================================
Në kohëra kur Evropa sërish po e rishqyrton rolin e saj në botë, diskutimi ynë me ministren për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Jesika Rozenkranc, konfirmoi se ideja për Union të bashkuar dhe të fuqishëm është më e rëndësishme se kurrë. Vizita e homologes sime suedeze sjell porosi solidariteti, besimi dhe vizioni për të ardhme të përbashkët, në të cilën Maqedonia e Veriut e sheh pozitën e saj të merituar si anëtare e barabartë e familjes evropiane.
 
Në takimet e sotme, si dhe në diskutimin tonë tet-a-tet, ashtu edhe në sesionin plenar të të dy delegacioneve, diskutuam hapur dhe mënyrë konstruktive për integrimin evropian, për progresin në reformat dhe për sfidat të cilat i barrtë procesi i aderimit. Theksova se Maqedonia e Veriut i përmbush detyrimet dhe udhëhiqet nga kriteret e Kopenhagës, të cilat janë dhe mbeten udhërrëfyesi ynë dhe argument më i fuqishëm për përafrimin tonë drejt BE-së. Ne besojmë se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në merita dhe në qasje të drejtë, ndërsa jo në kushtëzime dypalëshe të cilat janë jashtë vlerave evropiane dhe frymës së Unionit.
 
Me ministren Rozenkranc diskutuam edhe për progresin e vendit në kuadër të Planit për rritje dhe Agjendës reformuese: instrumente kyçe të cilat e ndërlidhin perspektivën evropiane me rezultate konkrete. Maqedonia e Veriut intensivisht po punon në përmbushjen e detyrimeve strukturore, ndërsa pjesë e masave, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, mjedisit jetësorë të biznesit dhe menaxhimit të financave publike, janë vlerësuar si të realizuara me sukses. Deri më sot, mbi 24 milionë euro janë liruar përmes këtij mekanizmi, me orientim të qartë drejt sundimit të ligjit, transparencës dhe efikasitetit të institucioneve. Ky nuk është vetëm proces teknik, por dëshmi se standardet evropiane mund të bëhen realitet i përditshëm edhe në vendin i cili akoma është në fazë negociuese.
 
Diskutimi ynë përfshiu edhe çështje nga bashkëpunimi dypalësh, i cili është shembull për mbështetje strategjike afatgjate në kuptimin e plotë të fjalës, nëse merret parasysh se Suedia është vendi i vetëm anëtarë me mbështetje të pandërprerë dypalëshe. Përmes Agjencisë Suedeze për ndihmë ndërkombëtare për zhvillim, (ASNNZH-së), dhe Strategjisë për bashkëpunim reformues për periudhën 2021–2027, po  realizohen projekte të cilat e avancojnë sundimin e ligjit, barazinë gjinore, rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë, si dhe përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë për Çështje Evropiane. Këto programe paraqesin mbështetje financiare, por njëkohësisht konfirmojnë bindjen suedeze se stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti i Maqedonisë së Veriut përbëjnë interes evropian.
 
Suedia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtat parime: stabilitet demokratik, respektim të ligjit dhe menaxhim të përgjegjshëm të të mirave publike. Prandaj thellësishtë jamë i bindur se kjo vizitë do të thellojë bashkëpunimin tonë dhe do të hapë mundësi të reja për iniciativa të përbashkëta. Në kohëra kur Unioni Evropian duhet të tregojë guxim dhe vizion, ne e konfirmojmë përcaktimin tonë që të jemi pjesë e atij vizioni. Evropa e cila po zgjerohet është Evropë e cila beson në vetvete, ndërsa Maqedonia e Veriut është e gatshme ta ndajë këtë frymë besimi dhe përgjegjësie.

Accessibility Menu