Në periudhën prej 21 deri më 22 korrik të vitit 2025, punëtoria dyditore CAF për përgatitjen e Planit për përmirësim u realizua me sukses, si pjesë e procesit të futjes së Kornizës së Përbashkët për vlerësim (CAF).
Punëtoria u organizua me mbështetjen e Qendrës Rajonale për Menaxhim me Cilësi pranë Shkollës Rajonale për Administratë Publike – ReSPA.
Punëtoria vijoi pas përfundimit të suksesshëm të vetëvlerësimit gjithëpërfshirës sipas të gjitha nëntë kriteriumet e CAF-it. Ky proces mundësoi që institucioni të marrë pasqyrë të saktë për të gjitha anët e fuqishme të saja, si dhe për fushat potenciale për avancim.
Me këtë, Ministria për Çështje Evropiane bëri hap të rëndësishëm drejt vendosjes së qasjejes sistematike për menaxhimin e cilësisë, dhe tani po përgatitet për fazën e ardhëshme – aplikimin për marrjen e certifikatës „Effective CAF User“.
Ministria mbetet e përkushtuar ndaj proceseve të avancimit institucional, transparencës dhe menaxhimit efikas, konform me standardet evropiane për administratën publike.