Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Murtëzani në punëtorinë për skriningun e investimeve të huaja: „Kjo nuk është vetëm reformë jurdike, por edhe strategjike për mbrojtjen e interesave nacionale dhe potencialit investues të vendit”

Ministri Murtëzani në punëtorinë për skriningun e investimeve të huaja: „Kjo nuk është vetëm reformë jurdike, por edhe strategjike për mbrojtjen e interesave nacionale dhe potencialit investues të vendit”
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u adresua në hapjen e punëtorisë dyditore me temë: "Aspektet kyçe në zhvillimin e mekanizmit të ri për skriningun  e investimeve të huaja të drejëpërdrejta në Maqedoninë e Veriut", e cila po mbahet në Shkup më 23 dhe 24 korrik.
 
Ngjarja është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së tregtisë të SHBA-së përmes Programit për Zhvillimin e Ligjit Tregtar (CLDP), në koordinim me Departamentin e Shtetit, Ministrinë e financave të SHBA-së dhe Ambasadën Amerikane në Shkup, ndërsa marrin pjesë edhe ekspertë nga Çekia dhe Rumania.
 
Ministri theksoi se kjo iniciativë nuk është vetëm reformë juridike, por edhe strategjike, me të  cilën do të vendoset një sistem efikas i cili mbron interesat nacionale dhe njëkohësisht përforcon potencialin investues të vendit.
 
Puna e mekanizmit është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e anderimit drejt BE-së, veçanërisht në kuadër të detyrimeve nga Klastëri 6 – Marrëdhëniet e jashtme.
 
Në vazhdim fjalimi i plotë i MÇE Murtezanit:
Të nderuar kolegë, të nderuar përfaqësues të Ambasadës së SHBA dhe Stejt Departamentit, të nderuar ekspertë nga Çekia dhe Rumania, anëtarë të grupit tonë nacional të punës, zonja dhe zotërinj, Mirëmëngjesi dhe mirëseerdhët!
 
Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të hap sot punëtorinë e dedikuar procesit të skriningut të investimeve të drejtëpërdrejta të huaja (IDH), e organizuar me mbështetjen bujare të Stejt Departamentit të  dhe Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Më lejoni së pari t’ju falënderoj sinqerisht për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm dhe partneritetin e fuqishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetës i qëndrueshëm i përpjekjeve tona reformuese, dhe ngjarja e sotme përbën edhe një hap me rëndësi të veçantë në përforcimin e bashkëpunimit tonë.
 
Kjo punëtori po ndodh  në kohën e duhur Aktualisht po punojmë në përgatitjen e mekanizmit  nacional për skriningun e investimeve të drejëpërdrejta të huaja (IDH), e cila është  përpjekje kyçe politike dhe juridike për vendin tonë. Pas vendimit të fundit të Qeverisë për ripërtrijen e mandatit, ndihem krenar që e udhëheq këtë proces në cilësinë e Ministërit për Çështje Evropiane. Sërish e aktivizuam në  grupin ndërinstitucional të punës, dhe sot disa prej anëtarëve të tij janë prezentë. Në kuadër të kësaj strukture, një grup më e vogël tashmë ka filluar punën në përpilimin e versionit të parë të ligjit.
 
Por, kjo nuk është vetëm një proces jurdik, por edhe proces strategjik. Qëllimi ynë është të krijojmë mekanizëm që në të njëjtën kohë do të mbrojë interesat nacionale, i cili do të jetë në harmonzim me rregullat dhe pritshmëritë e BE-së, ndërsa më pas të sigurojë që Maqedonia e Veriut mbetet e hapur për investime të huaja të qëndrueshme dhe produktive.
 
Këto aktivitete janë gjithashtu ngushtë të lidhura me procesin tonë të aderimit në BE. Komisioni Evropian, në Raportin e fundit të tij për klasterin 6 – Marrëdhënie të Jashtme, e thekson qartë se skriningu i investimeve të huaja të drejëpërdrejta është  detyrë e domosdoshme. Porosia nga Brukseli është e qartë: të gjitha vendet kandidate duhet të zhvillojnë sisteme efikase për identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve të lidhura me investime të huaja strategjike ose të ndjeshme, veçanërisht në sektorë si infrastruktura kritike, teknologjitë e avancuara dhe të dhënat.
 
Në këtë kontekst, dua të theksoj rëndësinë e Standardeve minimale të përbashkëta të zhvilluara për Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit. Edhe pse mekanizmi ynë nacional do t’i përshtatet realitetit tonë institucional dhe juridik, e vlerësojmë shumë rëndësinë e koherencës rajonale dhe i kemi parasysh këto standarde gjatë zhvillimit të mëtejshëm të procesit.
 
Është veçanërisht kënaqësi për mua t’i përshëndes kolegët tanë nga Çekia dhe Rumania. Si vende anëtare të BE-së të cilët tashmë kanë krijuar mekanizma funksionalë për skriningun, përvojat tuaja institucionale dhe praktike kanë vlerë të jashtëzakonshme për ne. Eksperienca juaj do të na ndihmojë në definimin e orjentimit të punës sonë.
 
Njëkohësisht, qëndrimi i SHBA-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në një botë të ndryshimeve të shpejta globale, na nevojiten jo vetëm mjete jurdike, por të kemi edhe kapacitet për t’i kuptuar dhe për të menaxhuar rreziqet komplekse investuese "kur siguria kombëtare është në rrezik. Me padurim presim të dëgjojmë ekspertët nga SHBA që na shoqërojnë sot, dhe të mësojmë nga praktikat dhe qasjet e tyre analitike të konsoliduara.
 
Më lejoni të konfirmoj që jemi plotësisht të përgatitur të thellojmë bashkëpunimin tonë me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe të përforcojmë partneritetin tonë me Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për mbështetje teknike, shkëmbim politikash apo dialog institucional – jemi të hapur dhe të përkushtuar ndaj bashkëpunimit të rëndësishëm dhe konstruktiv.
 
Në fund, dua t’ju falënderoj të gjithëve! Ekspertëve vendas, partnerëve ndërkombëtarë dhe kolegëve nga rajoni për pjesëmarrjen tuaj aktive në këtë diskutim të rëndësishëm. Jam i bindur që shkëmbimi i sotëm i mendimeve do të na përafrojë drejt krijimit të  mekanizmit të mirëorganizuar, të besueshëm dhe efikas për skriningun –  mekanizëm i cili do të përforcojë rrugën tonë drejt BE-së, si dhe sigurinë tonë nacionale ekonomike.
Ju uroj punë të suksesshme dhe inspiruese.
 
Ju Faleminderit!

Accessibility Menu