Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në cilësinë e Koordinatorit nacional për ndihmë të huaj, sot në Osaka të Japonisë mbajti takim bilateral me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), z. Kei Tojama, Drejtor i përgjithshëm në Njësinë për Lindjen e Mesme dhe Evropë, dhe znj. Eri Nakamura, Drejtoreshë e Njësisë për Evropë.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi jashtëzakonisht i frytshëm dhe afatgjatë mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë në fushën e ndihmës bilaterale për zhvillim, e cila deri më tani ka arritur mbi 421 milionë dollarë amerikanë. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme nga Japonia, posaçërisht përmes Ndihmës zyrtare për zhvillim (ODA), e cila siguroi mjete të konsiderueshme për projekte në më shumë sektorë, siç janë shëndetësia, mjedisi jetësor dhe sektori privat, si dhe programet për zhvillim të burimeve njerëzore dhe projektet në nivel lokal përmes P Grassroots Grant Projects (GGP), buxheti vjetor i të cilës është rritur ndjeshëm pas vitit 2018.
Ndër nismat e zbatuara me sukses, u veçuan projekti për zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në ekosistem për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe programi për mentorimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat u vlerësuan si shembuj për bashkëpunim efektiv dhe të qëndrueshëm. Murtezani theksoi rëndësinë strategjike të Marrëveshjes së ratifikuar për bashkëpunim teknik me Japoninë, e cila hyri në fuqi në shkurt 2024, duke e potencuar se i njëjti është bazë për hapjen e zyrës së JICA-s në Shkup, hap i rëndësishëm drejt avancimit të efikasitetit dhe koordinimit në zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Në kuadër të bisedimeve, nga pala maqedonase u iniciua ideja për zgjerim të mëtejshëm të partneritetit përmes avancimit të bashkëpunimit në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe shqyrtimi i mundësive për sigurimin e mbështetjes me grante për nismat zhvillimore në këto fusha.
Në mënyrë shtesë, u konfirmua se viti fiskal 2025 do të mbështeten dy nisma të reja: vazhdimi i programit të mentorimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe angazhimi i ekspertit rajonal për zhvillimin e turizmit, që në mënyrë shtesë do të pasurojë spektrin e aktiviteteve të përbashkëta.