Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Forumi EUSAIR në Kretë – Murtezani: “Përmes bashkëpunimit dhe lidhjes drejt të  ardhmes së përbashkët evropiane”

Forumi EUSAIR në Kretë – Murtezani: “Përmes bashkëpunimit dhe lidhjes drejt të  ardhmes së përbashkët evropiane”

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në kuadër të Forumit të 10-të Vjetor të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), sot në Greqi mori pjesë në Takimin Ministror të Këshillit Adriatiko-Jonian dhe në Panelin e Ministrave për Fondet e BE-së, ku pati adresim të tij.

Në Takimin Ministror të Këshillit Adriatiko-Jonian, ministri Murtezani theksoi rëndësinë e përcorcimit të bashkëpunimit rajonal në kushtet e sfidave gjithnjë e më të ndërlikuara globale dhe gjeopolitike. Ai gjithshtu e përshëndeti Planin e reviduar të Veprimit të EUSAIR si  mjet konkret për ndikim më të fuqishëm lokal, veçanërisht me përfshirjen e zgjerimit si prioritet horizontal. Sipas tij, kjo Strategji paraqet platformë përmes së cilës vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të avancojnë më me efektivitet reformat, të mobilizojnë mjetet e disponueshme të BE-së dhe të thellojnë integrimin rajonal. Ministri theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të udhëhequr me përkushtim dhe vizion në kuadër të kryesimit të saj të parë me EUSAIR-in dhe Iniciativën Adriatiko-Joniane.

Në Panelin e Ministrave kompetent për Fondet e BE-së, ministri Murtezani iu referua shtyllës së re, të pestë të strategjisë, kohezionit social, duke e quajtur atë shtytës esencial në procesin e integrimit evropian. Ai  gjithashtu potencoi se e ardhmja evropiane nuk ndërtohet vetëm përmes proceseve institucionale, por përmes krijimit të kushteve për jetë dinjitoze aty ku jetojnë qytetarët. Maqedonia e Veriut, si koordinatore e Shtyllës 2 "Lidhja e Rajonit", në programin e saj njoftoi iniciativa për modernizimin e infrastrukturës ndërkufitare, përfshirjen digjitale dhe pjesmarrjen e të rinjve, si pjesë e vizionit gjithëpërfshirës për transformimin e rajonit. Ai theksoi se Strategjia nuk duhet thjeshtë të mbetet vetëm kоrnizë, por duhet të bëhet shtytës i vërtetë për europeizimin, me  bashkëpunim që nuk është vetëm fizik, por edhe institucional dhe shoqëror.

Murtezani porostiti se EUSAIR-i duhet të jetë urë në mes procedurave formale dhe rezultateve reale, përmes pjesmarrjes  së të rinjve, investimeve gjithëpërfshirëse dhe lidhjes së fuqishme rajonale – si parakusht esencial për të ardhme të qëndrueshme, në të cilën dallimet në mes vendeve kandidate dhe vendeve anëtare të BE-së po zvogëlohen gradualisht.

Në vijim janë adresimet integrale të Ministrit për Çështje Evropiane - Murtezani, nga Takimi i Ministrave dhe nga Paneli i Ministrave për Fondet e BE-së:

 

Adresim nga Takimi i ministrave

E nderuara Kryesi Helenike, të nderuar ministra dhe shkëlqesi, përfaqësues të dashur të vendeve nga rajoni Adriatiko-Jonian

Më paraqet kënaqësi të madhe për mua sot të jem këtu, në Georgiopolis, si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut, e cila merr kryesimin me Strategjinë e BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian dhe kryesimin me nismën Adriatiko-Joniane, dhe që kam mundësinë të marr pjesë në këtë sesion me rastin e hapjes së forumit 10-të vjetor EUSAIR, ngjarje që çdo vit bashkon gamë të gjerë të palëve të interesuar, si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar. Këtë vit, Maqedonia e Veriut për herë të parë merr kryesimin me EUSAIR dhe kryesimin e nismës Adriatiko-Joniane, pasi vendi iu bashkua këtyre dy proceseve. Marrja e kryesimit dhe kryesimi përkon me 5-vjetorin e aderimit të vendit drejt Strategjisë në vitin 2020 dhe 7-vjetori i anëtarësimit në këtë Nismë.

Kjo përkon edhe me 25-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Ankonës, me të cilën u themelua nisma Adriatiko-Joniane si "nismë për dialog dhe bashkëpunim në rajonin Adriatiko-Jonian" dhe 11 vjet pas Konkluzioneve të Këshillit me të cilat u iniciua EUSAIR me qëllim të përbashkët "të promovohet prosperiteti dhe ekonomik dhe sociale dhe rritja në rajon përmes përmirësimit atraktivitetit, konkurrencës dhe lidhshmërisë... dhe të kontribuohet në integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor". Rajoni Adriatiko-Jonian arriti progres të dukshëm. Megjithatë, në këto kohë pasigurie, me agresion ushtarak të vazhdueshëm në tokën evropiane dhe të ballafaquar me sfida të shumta në nivel global, të cilat padyshim kanë ndikim edhe në rajonin tonë, zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit nën kujdesin e EUSAIR-it dhe nismës Adriatiko-Joniane është më i rëndësishëm se kurrë.

Konfirmimi i mbështetjes sonë për vlerat e përbashkëta është e rëndësisë thelbësor që të japim përgjigje efektive dhe konkrete ndaj sfidave, si dhe pasojave të tyre të dukshme ose të mundshme për rajonin, që mund të arrihet vetëm përmes punës së përbashkët - siç kemi bërë vitet e fundit. Në këtë kuptim, Plani i Veprimit i ri dhe i rishikuar i EUSAIR mund të shërbejë si mjet i fuqishëm, duke pasur parasysh se vetë rishikimi është bë pikërisht me këtë qëllim - t'iu përgjigjet sfidave të rritura lidhur me numrin e madh të çështjeve dhe me këtë të rishikohen të gjitha prioritetet ekzistuese, të plotësohen ato aty ku ka nevojë dhe të kahësohen drejt sigurimit të rezultateve dhe efekteve të mëdha në nivel lokal.

Nga perspektiva e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presim që ngritja e zgjerimit si prioritet horizontal në kuadër të Planit të Veprimit të rishikuar do të përforcojë ndikimin në proceset reformuese, në përputhje me kornizën për zgjerim të BE-së, Agjendat përkatëse të reformave, Planin Ekonomik dhe të Investues për Ballkanin Perëndimor, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe reformat e përgjithshme të kahësuar drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike, integrimit rajonal dhe integrimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Është e qartë se Plani i Veprimit i rishikuar i EUSAIR-it, me shtyllat dhe temat e reja të prezantuara, përputhet me të gjitha proceset dhe instrumentet e sipër përmendura, me çka në këtë mënyrë sigurohet rimëkëmbja ekonomike afatgjate e rajonit, mbështetja e lidhshmërisë së qëndrueshme, tranzicioni i gjelbër dhe digjital, zhvillimi i kapitalit njerëzor, konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse, si dhe avancimi i integrimit rajonal dhe afrimi drejt Bashkimit Evropian.

Një Ballkan Perëndimor më i fuqishëm dhe më rezistues është themel për makro-rajon Adriatiko-Jonian më të fuqishëm dhe më rezistues, gjë që nga ana tjetër, kontribuon në ndërtimin e Bashkimit Evropian më të fuqishëm dhe më rezistues. Vetëm përmes bashkëpunimit më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm në të gjitha nivelet mund të veprojmë si katalizator në këto procese. Më lejoni, në fund të fjalimit tim, të shpreh mirënjohje kolegëve tanë grekë për zbatimin e suksesshëm me EUSAIR dhe nismën Adriatiko-Joniane. Gjithashtu, do të doja të konfirmoj angazhimin tonë të fuqishëm gjatë kryesimit tonë, të cilin do ta ndërtojmë në arritjet pozitive dhe praktikat e mira të vendosura nga kryesimet e mëparshme.

Njëkohësisht, do të përpiqemi të lëmë gjurmë të dukshme dhe të qëndrueshme për kryesimet e ardhshme dhe të veprojmë si nxitës të bashkëpunimit në rajonin Adriatiko-Jonian, dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të këtij rajoni.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju dëshiroj diskutime konstruktive dhe të suksesshme gjatë Forumit.

 

Adresim nga Paneli i ministrave për Fondet e BE-së

Kolegë të nderuar, miq të dashur, zonja dhe zotëri,

Pak vende e përputhen me thelbin e fjalës udhëkryq aq fuqishëm siç është Kreta, aty ku lindën mitet e lashta ndërkaq sot po formësohet realiteti modern evropian. Më paraqet kënaqësi të vërtetë që jem këtu me ju, në zemër të Mesdheut, vend ku historia është takuar gjithmonë me mundësitë. Dhe sot, nën kryesimin grek, sërish gjendemi në udhëkryq të ngjashëm: mes trashëgimisë dhe transformimit, mes vizionit dhe veprimit.

Nën kryesimin grek, jemi mbledhur jo vetëm për të shënuar përvjetor, por edhe për të menduar për kohërat në të cilat jetojmë. Pas një dekade që nga formimi i EUSAIR, më nuk po hedhim themelet; por tanimë po e formësojmë strukturën. Me Planin e Veprimit të rishikuar, kemi themel më të fuqishëm, jo vetëm përmes katër shtyllave tanimë të përcaktuara, por edhe me vendosjen e shtyllës së re, të pestë, e cila pasqyron vetë thelbin: njerëzit. Integrimi evropian, në thelbin e tij, nuk është vetëm proces i përmbushjes së kritereve formale, por mbi të gjitha, do të thotë ndërtimi i ndjenjës së përkatësisë. Kohezioni social nuk është pasojë e anëtarësimit, por është nxitësi i këtij procesi. Nuk mund të ndërtohet e ardhmja evropiane pa siguruar të ardhme aty ku jetojnë njerëzit. Për këtë arsye është e rëndësishme shtylla e pestë. Pikërisht për këtë EUSAIR është i rëndësishëm.

Për Maqedoninë e Veriut, kjo Strategji gjithmonë ka nënkuptuar më shumë sesa kornizë e jashtme. Ai përfaqëson strategji për krijim të përbashkët. EUSAIR-in e shfrytëzuam jo vetëm për t'u afruar me standardet e BE-së, por edhe për t'u afruar me njëri-tjetrin, si fqinjë, si partnerë, si komunitet me aspirata të përbashkëta. Sot, derisa përgatitemi të marrim kryesimin e EUSAIR, këtë e bëjmë me një qëllim të qartë dhe me ndjenjë përgjegjësie. Koordinimi ynë i Shtyllës 2, "Lidhja e Rajonit", është shumë sesa çështje lëvizshmërie. Bëhet fjalë për lidhje thelbësore të komuniteteve tona, ekonomive tona dhe të ardhmes tonë.

Më lejoni shkurtimisht të ndaj disa nga planet tona. Duke pasur parasysh se kryesimi ynë përkon me miratimin e Planit të Veprimit të rishikuar, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi të krijojmë klimë pozitive për zbatimin e tij, duke e përdorur si një instrument për transformim më të thellë të rajonit Adriatiko-Jonian. Po përgatisim nisma të kahësuara drejt modernizimit të infrastrukturës ndërkufitare, jo vetëm për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve, por edhe për përforcimin e lidhjes midis njerëzve dhe institucioneve. Po ashtu do të fillojmë iniciativë për Përshpejtues digjital për lidhshmëri, me qëllim që të lidhim hendekun mes zonave urbane dhe rurale, duke e njohur se përfshirja digjitale në kohën e sotme është e rëndësisë thelbësore për progresin shoqëror dhe ekonomik.

Krahas kësaj, këtë platformë do ta theksojmë si të rëndësinë prioritare të zgjerimit të BE-së, që është thelbësore për EUSAIR-in që nga formimi. Duke pasur parasysh se pesë nga dhjetë vendet pjesëmarrëse janë kandidatë për anëtarësim në BE, Strategjia është pasqyrim praktik i vetë procesit të zgjerimit. Në kuadër të kryesimit tonë, do të punojmë në thellimin e mbështetjes që ofron EUSAIR në procesin e aderimit, përmes harmonizimit të lidhshmërisë rajonale me kornizën më të gjerë të zgjerimit të BE-së: duke i përfshirë Agjendat e reformave, Metodologjinë e zgjerimit, Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, IPA III dhe Kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor. Këto mjete nuk janë vetëm mekanizma teknikë, por janë edhe ura drejt transformimit thelbësor. Nismat tona në kuadër të Shtyllës 2 do të pasqyrojnë pikërisht këtë qasje, ku do të ndihmohet përshpejtimi i reformave, stimulimin e investimeve dhe inkurajimin i përputhshmërisë me vlerat, ligjet dhe standardet e Unionit në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Bashkëpunimi është themeli i qasjes sonë. Këto iniciativa nuk janë konceptuar si projekte nacionale me përcaktime rajonale. Ato janë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, Italinë, Greqinë dhe të tjera, me qëllim që të sigurohet lidhshmëria rajonale që nuk është vetëm fizike, por edhe institucionale dhe shoqërore. Njëkohësisht, mbetemi të përkushtuar në përfshirjen e rrethit më të gjerë të palëve të interesuar, posaçërisht shoqërinë civile dhe sektorin privat, si dhe krijimin e mjedisit më të përshtatshëm për investime dhe ndërtimin e kapaciteteve.

Megjithatë, ne duhet të kemi edhe vizion më të largët, përtej kryesimit tonë të ardhshme, përtej ciklit të ardhshëm të financimit. Në kontekst të formësimit të periudhës së programimit pas vitit 2027, nuk duhet vetëm ti përditësojmë mjetet, por duhet të rrisim edhe ambiciet. EUSAIR për dhjetë vite do të jetë më shumë sesa kornizë strategjike. E shohim si nxitës të vërtetë makro-rajonal për integrimin evropian, ku projektet kryesuese transnacionale janë standarde, angazhimi i të rinjve është i ngulitur në çdo shtyllë dhe përfshirja sociale është kriter për çdo sukses. Medoemos të jemi mjaftueshëm të guximshëm të imagjinojmë rajon në të cilin dallimi midis “para-aderimit” dhe “anëtarësimit të plotë” bëhet më pak i theksuar, sepse jemi thellësisht të ndërlidhur përmes bashkëpunimit të vërtetë, investimeve të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta.

Gjithsesi, ky vizion duhet të bazohet në themel të fuqishëm. Këtu përfshihet edhe sektori privat. Ekonomia e gjelbër dhe e kaltër nuk janë vetëm strategji për qëndrueshmëri, por edhe strategji për përfshirje. Në Maqedoninë e Veriut, po punojmë për të siguruar që bizneset, veçanërisht startup-et dhe ndërmarrjet e vogla, të kenë qasje në burimet e BE-së, jo vetëm për rritjen e tyre, por edhe për të kontribuar në qëllimin e përbashkët. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm për sfidat demografike me të cilat ballafaqohet rajoni ynë, veçanërisht tek të rinjtë. Çdo i ri që largohet nga rajoni me biletë një kahëshe është më shumë se numër, është potencial i humbur dhe shpesh shenjë se politika nuk ka arritur të përmbushë premtimin e saj. Prandaj, duhet të punojmë më me mund për të krijuar ekosisteme lokale ku të rinjtë mund të jetojnë dhe të avancohen. Kjo do të thotë vende pune në industri të orientuara drejt së ardhmes, sisteme arsimore të lidhura me aftësitë reale dhe hapësira qytetare ku zëri i tyre ka ndikim.

Formimi i Këshillit rinor të EUSAIR është hap i rëndësishëm përpara, por ky është vetëm fillimi. Do ta përdorim kryesimin tonë për të thelluar pjesëmarrjen e të rinjve, jo vetëm përmes këtij Këshilli, por edhe përmes platformave më të gjera që do t'u mundësojnë të rinjve në mënyrë aktive të marrin pjesë në hartimin e politikave. Së fundmi, nuk duhet ta nënvlerësojmë diplomacinë e qetë, por të fuqishme të kontakteve mes njerëzve. Shkëmbimet kulturore, programet e përbashkëta universitare, projektet ndërkufitare të lidhura me shëndetin nuk janë vetëm përpjekje simbolike. Ato janë infrastrukturë emocionale e rajonit që po ndërtojmë së bashku.

Kolegë të nderuar, Evropa nuk ndërtohet vetëm në Bruksel. Ajo po ndërtohet këtu, në rajonin Adriatiko-Jonian, në çdo komunitet që gjen qëllim të ri përmes bashkëpunimit, tek çdo student që studion përtej kufijve, në çdo biznes që sheh mundësi në partneritet, dhe jo në përçarje. Me çdo rrugë që modernizojmë, çdo marrëdhënie që thellojmë dhe çdo pengesë që kapërcejmë, nuk po zbatojmë vetëm një plan, por po shkruajmë kapitull të ri të së ardhmes sonë të përbashkët. Në përpjekje të tilla, kohezioni social nuk është shtylla e pestë. Është hapi i parë. Ta përdorim, jo vetëm për të përshpejtuar rrugën tonë drejt BE-së, por edhe së bashku për ta ecur.

Ju faleminderit.

Accessibility Menu