Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Thirrje për shprehje interesi për kryerjen e kontrollit të nivelit të parë të programeve Interreg IPA ADRION, EURO-MED dhe URBACT IV

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Sekretariati për Çështjet Evropiane, në rolin e tij si Organi Kombëtar përgjegjës për zbatimin e programeve të bashkëpunimit territorial Intereg IPA ADRION, Intereg Euro-MED dhe Intereg URBACT IV në periudhën e programimit 2021-2027, shpall një thirrje për shprehje interesi për kryerjen e kontrollit të nivelit të parë të projekteve të financuara përmes programeve të lartpërmendura.

Kandidatët që aplikojnë për këtë thirrje dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 8 Profili dhe kualifikimet e Termave të Referencës së Projektit, dhe që do të vlerësohen në përputhje me dispozitat e pikës 11 Kriteret për vlerësimin e aplikimeve, do të përfshihen në listën e kontrolluesve me të cilët Sekretariati për Çështjet Evropiane do të lidhë një marrëveshje.

Kontrolluesit e përzgjedhur do të jenë pjesë e sistemit të kontrollit të nivelit të parë të projekteve të zbatuara nga partnerët e projektit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të programeve Intereg IPA ADRION, Intereg Euro-MED dhe Intereg URBACT IV, i cili është një detyrim i përcaktuar në nenin 46 të Rregullores (BE) 2021/1059 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 24 qershorit 2021 mbi dispozitat specifike për objektivat e Bashkëpunimit Territorial Evropian (Intereg) të mbështetura nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe instrumentet e financimit të jashtëm.

Thirrja është e hapur deri më 27 dhjetor 2023. Detajet rreth përgjegjësive të punës, kualifikimeve të kërkuara dhe mënyrës së aplikimit janë dhënë në dokumentin bashkëngjitur.

Thirrje për FLC-ToR

Accessibility Menu