Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Thirrje e hapur për propozime për projekte zhvillimi

Ministria e çështjeve evropiane Ministria e çështjeve evropiane

Sekretariati për Çështje Evropiane informon se është hapur një thirrje për propozime për projekte zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të Republikës së Sllovenisë, në të cilën mund të aplikojnë aplikantët nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të sigurojë bashkëfinancim nga fondet sllovene të zhvillimit për projekte në fushën e zbutjes së ndryshimeve klimatike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe energjisë (siç janë menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave të zeza, uji i pijshëm, etj.), të cilat do të kontribuojnë në uljen e varfërisë, uljen e pabarazive dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vendet partnere.

Thirrja me të gjitha detajet rreth aplikimit është publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë, në linkun e mëposhtëm: https://www.cmsr.si/en/news/ 

Afati i fundit për aplikim është 15 gusht 2022 në adresën e email-it info@cmsr.si 

 

Konsultime shtesë direkt me Qendrën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë janë të mundshme në kontaktin e mëposhtëm:

mojca.kopse@cmsr.si ose/dhe tel.+386 1 235 07 80.

 

Kontakt nga Sekretariati për Çështje Evropiane

Sofce Krstic, Kryetar i Departamentit për Ndihmë Dypalëshe dhe Shumëpalëshe
e-mail: Sofce.zafirovska@sep.gov.mk 

Accessibility Menu